bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Matthew 15
Matthew 15
albanian-2018
1
Farisenjtë dhe shkruesit erdhën te Jezui nga Jerusalemi e i thanë:
2
«Përse dishepujt e tu e shkelin traditën e të parëve? Ata nuk i lajnë duart kur hanë».
3
Jezui u përgjigj: «Po ju, pse e shkelni urdhërimin e Perëndisë për hir të traditës suaj?
4
Se Perëndia ka thënë: ndero atin tënd e nënën tënde dhe kush flet keq për të atin e të ëmën, të dënohet me vdekje.
5
Por ju thoni: “Kush i thotë të atit apo të ëmës se ndihmën që do t'ju jepja juve po ia kushtoj Perëndisë,
6
ai është i çliruar nga detyrimi për të nderuar të atin ”. Kështu, për shkak të traditës suaj keni shfuqizuar fjalën e Perëndisë.
7
Hipokritë! Mirë profetizoi Isaia për ju, kur tha:
8
ky popull më nderon me buzë, por zemrat e tyre janë larg meje.
9
Më kot më nderojnë, përderisa japin si mësim të Zotit urdhrat e njerëzve ».
10
Pastaj e thirri turmën pranë vetes e tha: «Dëgjoni e merrni vesh!
11
Njeriun nuk e ndot çfarë hyn në gojë, por e ndot çfarë del prej saj».
12
Atëherë erdhën dishepujt e i thanë: «A e di se u je bërë pengesë farisenjve kur e kanë dëgjuar këtë gjë?».
13
Jezui u përgjigj: «Çdo bimë që nuk është mbjellë nga Ati im, do të shkulet me gjithë rrënjë.
14
Lërini ata! Ata janë të verbër që udhëheqin të verbër. Nëse një i verbër i prin një të verbri tjetër, do të bien të dy në gropë».
15
Por Pjetri i tha: «Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë».
16
Jezui tha: «Ende nuk e keni kuptuar?
17
A nuk e dini se çfarë hyn në gojë, kalon në bark e pastaj jashtëqitet?
18
Ndërsa çfarë del nga goja rrjedh nga zemra dhe kjo e ndot njeriun.
19
Nga zemra dalin mendimet e këqija, vrasjet, tradhtitë bashkëshortore, kurvëritë, vjedhjet, dëshmitë e rreme e fyerjet.
20
Këto e ndotin njeriun e jo ngrënia me duar të palara».
21
Jezui u largua që andej e shkoi në rrethinat e Tirit e të Sidonit.
22
Dhe ja, një grua kananite, nga ajo krahinë, shkoi e i tha me zë të lartë: «Ki mëshirë për mua, o Zot, Biri i Davidit, se vajzën time e ka pushtuar keq djalli».
23
Por Jezui nuk iu përgjigj. Dishepujt e tij iu afruan e i thanë: «Largoje atë, se na vjen nga pas duke bërtitur».
24
Ai u përgjigj: «Unë jam dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit».
25
Por ajo erdhi, i ra në gjunjë e i tha: «O Zot, më ndihmo!».
26
Ai iu përgjigj: «Nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t'ua hedhësh qenve».
27
Ajo i tha: «Po, o Zot, por edhe qentë hanë thërrimet që bien nga tryeza e të zotëve».
28
Jezui iu përgjigj: «O grua, i madh është besimi yt! Le të bëhet ashtu siç dëshiron». Vajza e saj u shërua që në atë çast.
29
Jezui u largua që andej e shkoi bregut të liqenit të Galilesë. U ngjit në mal dhe u ul aty.
30
Turma të mëdha erdhën tek ai duke sjellë me vete të çalë, të verbër, të gjymtuar, memecë e shumë të tjerë. I ulën te këmbët e tij dhe ai i shëroi.
31
Kështu turmat u mrekulluan kur panë memecët që po flisnin, të gjymtuarit që shëroheshin, të çalët që ecnin, të verbrit që shikonin dhe përlëvduan Perëndinë e Izraelit.
32
Pastaj Jezui thirri pranë vetes dishepujt e u tha: «Më dhimbset turma, se kanë tri ditë që rrinë me mua e nuk kanë asgjë për të ngrënë. Nuk dua t'i lë të shkojnë të uritur e të mbeten rrugës».
33
Dishepujt i thanë: «Ku ta gjejmë gjithë atë bukë në shkretëtirë për të ushqyer tërë këtë turmë?».
34
Jezui i pyeti: «Sa bukë keni?». Ata iu përgjigjën: «Shtatë bukë e disa peshq të vegjël».
35
Pasi urdhëroi turmën të ulej përdhe,
36
mori shtatë bukët dhe peshqit, tha lutjen e falënderimit, i theu bukët, ua dha dishepujve e dishepujt ua dhanë turmave.
37
Të gjithë hëngrën e u ngopën dhe morën me vete shtatë shporta me copat që tepruan.
38
Ata që hëngrën ishin katër mijë burra, përveç grave e fëmijëve.
39
Jezui i shpërndau turmat, hipi në varkë e shkoi në krahinën e Magadanit.
← Chapter 14
Chapter 16 →