bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Matthew 14
Matthew 14
albanian-2018
1
Atëherë Herod Tetrarku dëgjoi për Jezuin
2
e u tha shërbëtorëve të vet: «Ky është Gjon Pagëzori. Ai është ngjallur prej të vdekurve, prandaj veprojnë këto fuqi në të».
3
Në të vërtetë Herodi e kishte kapur Gjonin, e kishte lidhur dhe e kishte futur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet,
4
sepse Gjoni i kishte thënë: «Nuk të lejohet ta marrësh për grua».
5
Herodi donte ta vriste, por kishte frikë nga populli që e mbante Gjonin për profet.
6
Por kur festohej ditëlindja e Herodit, vajza e Herodiadës kërceu para të ftuarve dhe i pëlqeu Herodit
7
aq shumë, sa i premtoi me betim t'i jepte çfarëdo që t'i kërkonte.
8
Ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: «Më jep këtu në një pjatë kokën e Gjon Pagëzorit».
9
Mbretit i erdhi keq, por, për shkak të betimit dhe të të ftuarve, urdhëroi t'ia jepnin.
10
Ai dërgoi dikë që ia preu kokën Gjonit në burg.
11
Kokën e tij e sollën në një pjatë, ia dhanë vajzës dhe ajo ia çoi së ëmës.
12
Pastaj erdhën dishepujt e Gjonit, e morën trupin, e varrosën dhe shkuan e i treguan Jezuit.
13
Kur i dëgjoi këto, Jezui u largua që andej me varkë dhe u tërhoq mënjanë në një vend të shkretë. Por turmat, kur e morën vesh, i shkuan pas më këmbë nga qytetet.
14
Si arriti në breg, pa një turmë të madhe. Ndjeu dhembshuri për ta dhe shëroi të sëmurët e tyre.
15
Në mbrëmje erdhën dishepujt e i thanë: «Ky vend është i shkretë e tashmë është bërë vonë. Lëri turmat të shkojnë nëpër fshatra e të blejnë ushqim».
16
Jezui u tha: «Nuk është nevoja të shkojnë, jepuni ju të hanë».
17
Ata i thanë: «Ne kemi vetëm pesë bukë e dy peshq me vete».
18
Jezui tha: «M'i sillni këtu».
19
Pastaj, si i urdhëroi turmat të uleshin në bar, mori pesë bukët e dy peshqit, ngriti sytë drejt qiellit, tha lutjen e bekimit, theu bukën, ua dha dishepujve dhe dishepujt ua dhanë turmave.
20
Të gjithë hëngrën e u ngopën. Me copat e bukës që tepruan u mbushën plot dymbëdhjetë shporta.
21
Ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, përveç grave e fëmijëve.
22
Pastaj Jezui u dha urdhër dishepujve të hipnin në varkë e të shkonin përpara tij në bregun tjetër, derisa ai të shpërndante turmat.
23
Pasi shpërndau turmat, u ngjit i vetëm në mal për t'u lutur. Në mbrëmje ai ishte ende aty i vetëm,
24
ndërsa varka ishte tashmë shumë larg bregut dhe rrihej prej dallgëve, se era ishte kundër.
25
Në agim, Jezui erdhi tek ata duke ecur mbi liqen.
26
Por kur e panë dishepujt duke ecur mbi liqen, u tmerruan e thanë: «Është fantazmë!». Dhe bërtitën nga frika.
27
Por menjëherë Jezui u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!».
28
Pjetri u përgjigj: «Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujë».
29
Jezui i tha: «Eja!». Pjetri zbriti nga varka, eci mbi ujë e shkoi te Jezui,
30
por kur pa erën e fortë, u tremb dhe teksa filloi të fundosej, bërtiti: «Zot, më shpëto!».
31
Menjëherë, Jezui zgjati dorën, e kapi e i tha: «Përse dyshove, o besimpakët?».
32
Kur hipën në varkë, era pushoi.
33
Ata që gjendeshin në varkë i ranë në gjunjë e i thanë: «Ti je me të vërtetë Biri i Perëndisë».
34
Si kaluan në bregun tjetër, arritën në krahinën e Gjenesaretit.
35
Kur e njohën, njerëzit e atij vendi çuan fjalë në të gjithë krahinën përreth, i sollën të gjithë të sëmurët
36
e iu lutën që të mund t'i preknin vetëm cepin e gunës. Kështu, ata që e prekën, u shëruan.
← Chapter 13
Chapter 15 →