bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Luke 17
Luke 17
albanian-2018
1
Jezui u tha dishepujve të vet: «Është e pamundur të mos vijnë pengesat, por mjerë kush i shkakton!
2
Për të do të ishte më mirë të lidhte në qafë një mokër e të hidhej në det, sesa t'u bëhej pengesë këtyre të vegjëlve.
3
Kini kujdes! Nëse vëllai yt mëkaton, qortoje. Nëse pendohet, fale.
4
Nëse mëkaton kundër teje shtatë herë në ditë e shtatë herë kthehet e të thotë “pendohem”, fale».
5
Atëherë apostujt i thanë Zotit: «Na e shto besimin!».
6
Dhe Zoti u tha: «Po të kishit besim sa fara e sinapit, do t'i thoshit këtij mani “shkulu që këtu e mbillu në det” dhe ai do t'ju bindej.
7
Cili nga ju po të kishte një shërbëtor që plugon ose ruan dhentë, do t'i thoshte atij kur të kthehej nga ara: “Eja menjëherë e ulu në tryezë”?
8
A nuk do t'i thoshte: “Ma bëj gati darkën, përvish mëngët e më shërbe që të ha e të pi unë e pastaj mund të hash e të pish edhe ti”?
9
Mos vallë e falënderon shërbëtorin, sepse bëri detyrën?
10
Kështu edhe ju, kur të bëni çfarë keni për detyrë, thoni: “Jemi shërbëtorë të padobishëm. Kemi bërë detyrën”».
11
Kur po shkonte drejt Jerusalemit, Jezui kaloi përmes Samarisë e Galilesë.
12
Si hyri në një fshat, iu afruan dhjetë të lebrosur. Ata rrinin larg
13
e thërrisnin: «Jezu, mësues, ki mëshirë për ne!».
14
Jezui i pa e u tha: «Shkoni e paraqituni te priftërinjtë». Dhe ndërsa po shkonin, u pastruan.
15
Pastaj njëri prej tyre, kur pa se ishte pastruar, u kthye e përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.
16
Ai ra përmbys para këmbëve të Jezuit dhe e falënderoi. Ai ishte samaritan.
17
Atëherë Jezui pyeti: «A nuk ishin dhjetë ata që u pastruan? Po nëntë të tjerët, ku janë?
18
Nuk u gjet asnjë prej tyre që të kthehej e t'i jepte lavdi Perëndisë përveç këtij të huaji?».
19
Pastaj i tha atij: «Ngrihu e shko. Besimi yt të shpëtoi».
20
Një herë, kur farisenjtë e pyetën Jezuin se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, Jezui u përgjigj: «Mbretëria e Perëndisë nuk vjen me bujë.
21
Nuk do të thonë: “Ja ku është këtu!” apo: “Ja atje!”. Sepse Mbretëria e Perëndisë është brenda jush».
22
Jezui u tha dishepujve: «Po vijnë ditë në të cilat do të dëshironi të shihni njërën nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.
23
Atëherë do t'ju thonë: “Ja ku është atje!” apo: “Ja këtu!”. Mos shkoni atje e mos i ndiqni!
24
Sikurse vetëtima shkëlqen nga qielli dhe e ndriçon atë nga njëri skaj në tjetrin, ashtu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.
25
Por më parë ai duhet të vuajë shumë dhe nuk do të pranohet nga kjo brezni.
26
Dhe sikurse ndodhi në ditët e Noeut, kështu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut.
27
Në atë kohë njerëzit hanin e pinin, martoheshin e martonin deri ditën kur Noeu hyri në arkë e pastaj erdhi përmbytja e përmbyti gjithçka.
28
Sikurse ndodhi edhe në ditët e Lotit, njerëzit hanin e pinin, blinin e shisnin, mbillnin e ndërtonin,
29
por ditën kur Loti u largua nga Sodoma, ra zjarr e squfur nga qielli e i vrau të gjithë,
30
kështu do të ndodhë atë ditë kur do të shfaqet Biri i njeriut.
31
Nëse atë ditë dikush do të ndodhet mbi çati, por do t'i ketë gjërat e veta në shtëpi, të mos zbresë për t'i marrë. Dhe nëse dikush do të ndodhet në arë, as ai të mos kthehet.
32
Kujtoni gruan e Lotit!
33
Kush mundohet ta ruajë jetën e vet, do ta humbasë atë dhe ai që do ta humbasë jetën e vet, do ta shpëtojë atë.
34
Unë po ju them: atë natë, prej dy vetave që do të jenë në të njëjtin shtrat, njëri do të merret e tjetri do të lihet.
35
Prej dy grave që do të jenë te mulliri për të bluar, njëra do të merret e tjetra do të lihet».
37
Pastaj e pyetën: «Po ku, o Zot?». Ai u tha: «Ku është kufoma, mblidhen edhe skifterët».
← Chapter 16
Chapter 18 →