bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Jeremiah 13
Jeremiah 13
albanian-2018
1
Kështu më tha Zoti: «Shko e blej për vete një brez prej liri dhe vëre rreth ijëve pa e futur në ujë».
2
E bleva brezin, siç më kishte thënë Zoti, dhe e vura rreth ijëve.
3
Pastaj, fjala e Zotit m'u drejtua për së dyti:
4
«Merre brezin që bleve dhe ke në ijë, ngrihu, shko në Eufrat dhe fshihe atje, në plasën e një shkëmbi».
5
Atëherë shkova dhe e fsheha në Eufrat, siç më kishte urdhëruar Zoti.
6
Pas shumë ditësh, Zoti më tha: «Ngrihu, shko në Eufrat dhe merre prej andej brezin që të urdhërova të fshehësh atje».
7
Shkova në Eufrat, gërmova dhe e mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Dhe, ja, brezi ishte shpërbërë e s'i duhej gjë kujt.
8
Atëherë m'u drejtua fjala e Zotit e më tha:
9
«Kështu thotë Zoti: njësoj do ta shpërbëj krenarinë e Judës dhe krenarinë e madhe të Jerusalemit.
10
Ky popull i mbrapshtë, që nuk pranon të dëgjojë fjalët e mia, që jeton në zemërngurtësi e shkon pas perëndive të huaj për t'u shërbyer e për t'i adhuruar, do të jetë si ky brez, që s'i duhet gjë kujt.
11
Sepse, siç ngjishet brezi ijëve të një burri, ashtu e pata ngjeshur rreth meje mbarë shtëpinë e Izraelit e mbarë shtëpinë e Judës, kumton Zoti, që të ishin populli im, emri im, lavdi im e nderi im, por nuk më dëgjuan.
12
Do t'u thuash këtë fjalë: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: çdo kacek duhet të mbushet me verë”. E ata do të të thonë: “A nuk e dimë se çdo kacek duhet të mbushet me verë?”.
13
Atëherë ti do t'u thuash: “Kështu thotë Zoti: ja, do t'i bëj rrumbull e do t'i deh të gjithë banorët e kësaj toke, mbretërit që ulen mbi fronin e Davidit, profetët e mbarë banorët e Jerusalemit.
14
Do t'i përplas me njëri-tjetrin, etër e bij njësoj, kumton Zoti. As dhimbja, as keqardhja, as mëshira nuk do të më ndalojnë t'i rrënoj”».
15
Dëgjoni, mbani vesh e mos u krenoni, se është Zoti ai që po flet.
16
Jepini lavdi Zotit, Perëndisë tuaj, para se të bjerë terri e para se t'u pengohen këmbët mbi male në mugëtirë. Ju prisni dritën, por ai e kthen në terratisje e kthen në sterrë.
17
Nëse nuk do të dëgjoni, do të më vajtojë shpirti në fshehtësi prej mendjemadhësisë suaj. Lot do të derdhin e do të rrjedhin sytë e mi, se do të robërohet grigja e Zotit.
18
Thuajini mbretit e nënës mbretëreshë: «Uluni poshtë, se ju ra prej kokës kurora e shkëlqimit tuaj».
19
U ndrynë qytetet e Negevit e nuk ka kush t'i hapë, u shpërngul Juda mbarë, krejt u shpërngul.
20
Çojini sytë, shikoni ata që vijnë nga veriu. Ku është tufa që të është dhënë, grigja jote e bukur?
21
Çfarë do të thuash, kur ai të vërë mbi ty ata që i zure miq? A nuk do të të zënë dhimbjet si gruan kur lind?
22
E nëse thua në zemrën tënde: «Përse më goditën këto?», shkak është paudhësia jote e madhe që të është përvjelë fundi e je përdhunuar.
23
A mund të ndërrojë lëkurë kushiti, apo leopardi njollat? Po ju, të mësuar të bëni keq, a mund të bëni mirë?
24
Do t'ju shpërndaj si bykun që e merr era e shkretëtirës.
25
Ky është shorti yt, pjesa që mata për ty, kumton Zoti, se më harrove mua e i besove mashtrimit.
26
Prandaj edhe unë do të ta ngre fundin deri në fytyrë, që të shihet turpi yt.
27
I shoh kurvëritë e tua, ofshamat e tua, ligësinë e tradhtive të tua, pështirësitë e tua, në kodrinat e arave. Mjerë ti, Jerusalem! Ti nuk je i pastër. Deri kur?
← Chapter 12
Chapter 14 →