bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 8
Isaiah 8
albanian-2018
1
Zoti më tha: «Merr një rrasë të madhe e shkruaj në të me shkrim të rëndomtë: “Për Maher Shalal Hash Bazin ”».
2
Mora me vete si dëshmitarë të besuar priftin Urjah dhe Zakarinë, birin e Jeberekiahut.
3
Mandej fjeta me profeteshën. Ajo u ngjiz e lindi djalë. E Zoti më tha: «Quaje Maher Shalal Hash Baz,
4
sepse para se djali të dijë të thotë “ati im” apo “nëna ime”, pasuria e Damaskut dhe plaçkat e Samarisë do të çohen para mbretit të Asirisë».
5
Zoti më foli sërish e më tha:
6
«Meqë ky popull e përbuzi ujin e Shiloahut, atë ujë që ëmbël rrjedh, e u kënaq me Recinin e me birin e Remaliahut,
7
ja, Zoti do të sjellë mbi ta ujërat e rrëmbyer të Eufratit, pra, mbretin e Asirisë me tërë lavdinë e tij. Ai do të dalë prej shtratit e gjithë brigjet do t'i përmbytë.
8
Do të vërshojë mbi Judën, do ta mbulojë e do ta mbytë, deri në fyt do t'i arrijë. Krahët e tij të hapur do të mbulojnë tërë trojet e tua, o Emanuel».
9
Bëhuni bashkë, o popuj, keni për t'u thyer! Dëgjoni gjithë ju, o skajet e dheut, ngjishini armët, keni për t'u thyer, ngjishini, pra, keni për t'u thyer!
10
Sendërgjoni, por kot e keni, jepni urdhra, do të jenë pa vlerë, se Perëndia është me ne.
11
Ja se ç'më tha Zoti, kur më kapi për dore e më paralajmëroi që të mos eci udhës së këtij populli:
12
«Mos quani përbetim gjithçka që ky popull quan përbetim, çka ai ka frikë mos e kini frikë e mos u dridhni».
13
Zotin e ushtrive, atë shenjtëroni, atë të keni frikë, prej tij tmerrohuni.
14
Ai do të jetë shenjtërorja, por edhe guri i pengesës, ai do të jetë shkëmbi, ku do të rrëzohen dy shtëpitë e Izraelit, ai do të jetë kurthi e laku i banorëve të Jerusalemit.
15
Mes tyre shumë do të pengohen, do të bien e do të copëtohen, do t'i mbërthejë laku e do të kapen.
16
Lidhe këtë dëshmi, vulose këtë ligj ndër nxënësit e mi.
17
E unë do të pres Zotin, që e ka fshehur fytyrën nga shtëpia e Jakobit, e tek ai do të shpresoj.
18
Ja, unë e djemtë, që më dha Zoti, jemi për Izraelin shenjë e paralajmërim prej Zotit të ushtrive që banon në malin e Sionit.
19
Do t'ju thonë: «Këshillohuni me shpirtra të vdekurish, me shortarë, që murmuritin e pëshpëritin. A nuk duhet të këshillohet populli me perënditë e veta, të pyesë të vdekurit për të gjallët?».
20
Përmbajuni ligjit e dëshmisë! Po të mos flasin sipas kësaj fjale, nuk kanë për t'ia arritur agimit.
21
I këputur e i uritur do të endet udhëve, e kur të ketë uri, do të tërbohet, mbretin e Perëndinë e vet do të mallkojë. Do t'i hedhë sytë drejt qiellit,
22
do ta hedhë vështrimin mbi tokë, e ja, mjerim dhe errësirë, zymtësi ndrydhëse e mug i dendur.
23
Por, nuk do të ketë më zymtësi, atje ku më parë kishte mjerim. Në të shkuarën vërtet e përçmoi tokën e Zabulonit e tokën e Neftaliut, por në të ardhmen do ta bëjë të lavdishme udhën përgjatë detit, brigjet përtej Jordanit, Galilenë e kombeve.
← Chapter 7
Chapter 9 →