bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 56
Isaiah 56
albanian-2018
1
Kështu thotë Zoti: Mbajeni të drejtën, zbatojeni drejtësinë, se shpëtimi im po afron, drejtësia ime po shfaqet.
2
Lum njeriu që vepron kështu dhe biri i njeriut që i përmbahet kësaj, që e mban të shtunën pa e përdhosur, që i ruan duart nga çdo ligësi.
3
Biri i të ardhurit, që është bashkuar me Zotin, të mos thotë: « Zoti do të më ndajë patjetër nga populli i vet» e as eunuku të mos thotë: «Ja, unë jam një pemë e tharë».
4
Se kështu u thotë Zoti: «Eunukëve që i mbajnë të shtunat e mia, që zgjedhin të plotësojnë dëshirën time e që ruajnë besëlidhjen time,
5
do t'u jap në shtëpinë time, brenda mureve të mia, një vend përkujtimi dhe një emër më të mirë se të kenë bij e bija. Do t'u jap një emër të amshuar, që s'do të shuhet kurrë.
6
Ndërsa bijtë e të ardhurve që janë bashkuar me Zotin e që i shërbejnë atij, që e duan emrin e Zotit e janë vënë në shërbim të tij, të gjithë sa e mbajnë të shtunën pa e përdhosur e që e ruajnë besëlidhjen time,
7
do t'i shpie në malin tim të shenjtë e do t'u jap gëzim në shtëpinë time të lutjes. Flitë e tyre të shkrumbimit e theroret e tyre do të pranohen në altarin tim, se shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt».
8
Kështu kumton Zoti, Zoti im, ai që i mbledh të degdisurit e Izraelit: përveç atyre që kam mbledhur, do të mbledh edhe të tjerë përreth tyre.
9
Mbarë ju, o egërsirat e fushës, ejani të hani, të gjitha ju, o kafshët e pyllit!
10
Të gjithë rojtarët e tij janë verbuar, të paditur janë të tërë. Janë të gjithë qen të pagojë, të paaftë për të lehur. Shohin ëndrra, rrinë shtrirë, u pëlqen të dremitin.
11
Janë qen grykës, që s'dinë të ngopen, janë barinj, që s'kuptojnë asgjë. Secili prej tyre endet udhës së vet, secili synon përfitimin e vet.
12
«Ejani», thonë, «Të pimë verë, të dendemi me pije të forta. E nesërmja do të jetë si sot, madje edhe më mirë».
← Chapter 55
Chapter 57 →