bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 55
Isaiah 55
albanian-2018
1
O ju të gjithë që keni etje, ejani tek uji! Kushdo që s'ka para le të afrohet! Blini drithë e hani! Ejani e blini verë e qumësht pa para e pa pagesë!
2
Pse i shpenzoni paratë për çka s'është bukë? Përse mundoheni për gjëra që s'ngopin? Dëgjomëni, pra, me kujdes mua e do të hani çka është e mirë dhe shpirti juaj do të kënaqet me gjëra të shijshme.
3
Mbani vesh dhe ejani tek unë! Dëgjoni e shpirti juaj do të jetojë! Do të lidh me ju një besëlidhje të amshuar, mirësinë e patundshme që i premtova Davidit.
4
Ja, atë e bëra dëshmitar për popujt, prijës e udhëheqës për kombet.
5
Kështu, do të thërrasësh një komb që s'e njihje, kombe, që s'të njihnin, do të vrapojnë te ti, për shkak të Zotit, Perëndisë tënd, të shenjtit të Izraelit, që të madhëroi.
6
Kërkojeni Zotin ndërsa mund të gjendet, thirrini atij për sa kohë është afër.
7
Le të lërë i ligu udhën e tij, i paudhi synimet e tij, le të kthehet te Zoti, që ta mëshirojë, te Perëndia ynë, që fal me gjithë zemër.
8
Se mendimet e mia nuk janë si tuajat, as udhët e mia si udhët tuaja, kumton Zoti.
9
Sa larg është qielli nga toka, aq larg janë udhët e mia nga udhët tuaja, mendimet e mia nga mendimet tuaja.
10
Sikurse shiu dhe dëbora zbresin prej qiellit e më atje nuk kthehen, por e ujitin dhe e zbrujnë tokën, e bëjnë të jetë pjellore, që t'i japë bujkut farën për të mbjellë e bukën për të ngrënë,
11
ashtu edhe fjala ime, që del prej gojës sime, s'do të kthehet pas tek unë e zbrazët, pa ia dalë mbanë gjithçkaje që unë dua e pa bërë atë për çka e dërgova.
12
Ju do të niseni me gëzim prej andej e në paqe do të përcilleni. Para jush malet e kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi, të gjitha pemët e fushave do të trokasin duart.
13
Në vend të ferrave do të rritet qiparisi, në vend të hithrave do të rritet mërsina. Kjo do të jetë nder për Zotin, shenjë e amshuar, që s'do të zhbihet.
← Chapter 54
Chapter 56 →