bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 43
Isaiah 43
albanian-2018
1
E tani kështu thotë Zoti, ai që të krijoi, o Jakob, ai që të dha trajtë, o Izrael: mos ki frikë, se të kam shpenguar, të kam thirrur me emër, i imi je ti!
2
Kur të kalosh përmes ujërave, me ty do të jem, kur të përshkosh lumenjtë, nuk do të mbytesh, se do të kalosh nëpër zjarr e s'do të digjesh, flaka ty nuk do të të përvëlojë,
3
se unë jam Zoti, Perëndia yt, i shenjti i Izraelit, shpëtimtari yt. Për ty dhashë si peng Egjiptin, me ty këmbeva Kushin e Sebën.
4
Ti je i çmuar në sytë e mi, ke vlerë e unë të dua. I jap njerëzit në këmbim për ty, popujt në këmbim të jetës sate.
5
Mos ki frikë, se unë jam me ty, pasardhësit e tu do t'i kthej prej lindjes, do t'ju mbledh bashkë prej perëndimit.
6
Veriut do t'i them: «Dorëzoma!» e jugut: «Mos i mbaj!». Ktheji bijtë e mi prej së largu, bijat e mia prej skajeve të tokës,
7
tërë ata që thirren me emrin tim, që i krijova për nderin tim, që u dhashë trajtë e i bëra.
8
Nxirre jashtë popullin e verbër, ndonëse ka sy, popullin e shurdhër, ndonëse ka veshë.
9
Gjithë kombet le të mblidhen bashkë, popujt le të bashkohen! Kush prej tyre e shpalli këtë apo na i paratha gjërat e kaluara? Le të sjellin, pra, dëshmi, për t'u përligjur, le t'i dëgjojnë, që të thonë: «Është e vërtetë!».
10
Ju jeni dëshmitarët e mi, kumton Zoti, shërbëtorët e mi, që vetë i zgjodha, që të më njihni e të besoni në mua, që të kuptoni se unë jam. Para meje nuk kishte asnjë perëndi e pas meje tjetër s'do të ketë.
11
Unë e vetëm unë jam Zoti, veç meje shpëtimtar tjetër s'ka.
12
Unë shpalla e unë shpëtova, unë parathashë e perëndi tjetër mes jush s'kishte. Ju jeni dëshmitarët e mi, kumton Zoti, e unë jam Perëndia.
13
Që prej amshimit unë jam po ai, asgjë s'i shpëton dorës sime, çka bëj unë, kush mund ta zhbëjë?
14
Kështu thotë Zoti, shpenguesi yt, i shenjti i Izraelit: Për hirin tënd do ta sulmoj Babiloninë e do t'i rrëzoj të gjithë vargonjtë. Brohoritjet e kaldenjve në kujë do t'i kthej.
15
Unë jam Zoti, i shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti yt.
16
Kështu thotë Zoti, që udhë hapi në det, shteg kalimi mes ujërave të furishme,
17
që bëri të dalin karroca lufte e kuaj, ushtri e luftëtarë trima, që u plandosën e më s'u ngritën, që u shuan e si kandili u fikën:
18
Mos i kujtoni më ngjarjet e shkuara, ndodhitë e qëmoçme mos i mendoni.
19
Ja, po bëj një gjë të re, një gjë që tani po çel! A nuk e shihni? Udhën po hap përmes shkretëtirës, lumenj në vendin e shkretë.
20
Egërsirat do të më japin lavdi, çakejtë e këlyshët e strucit, se ujin çova në shkretëtirë, lumenjtë në vendin e shkretë, që t'i jap për të pirë popullit tim, të zgjedhurit tim,
21
popullit që e krijova për vete e që do të shpallë lavdinë time.
22
Por ti nuk më thirre mua, o Jakob, përkundrazi, u lodhe me mua, o Izrael.
23
S'më kushtove qengja si fli shkrumbimi, me flitë e tua nuk më nderove, s't'u bëra barrë e s'të kërkova fli, nuk të lodha e s'të kërkova temjan.
24
Për mua s'bleve me para kanellë, nuk më ngope me dhjamin e flive të tua. Përkundrazi, më rëndove me mëkatet e tua, me paudhësitë e tua më lodhe.
25
Unë, unë jam ai që, për hirin tim, i shlyej paudhësitë e tua, e mëkatet e tua nuk i kujtoj.
26
Bëmë të kujtohem e le të bëjmë gjyq bashkë, fol e përligj vetveten.
27
Ati yt i parë mëkatoi, ndërmjetësit e tu u ngritën kundër meje.
28
Prandaj prijësit e shenjtërores i çnderova, Jakobin ia dorëzova shfarosjes dhe Izraelin poshtërimit.
← Chapter 42
Chapter 44 →