bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 37
Isaiah 37
albanian-2018
1
Mbreti Ezeki, kur dëgjoi këto fjalë, shqeu rrobat, u vesh me grathore e shkoi në tempullin e Zotit.
2
Mandej dërgoi te profeti Isai Eliakimin, kujdestarin e pallatit mbretëror, Shebnaun, shkruesin, dhe pleqtë e priftërinjve të veshur me grathore.
3
Ata i thanë: «Kështu thotë Ezekia: “Kjo ditë është ditë hidhërimi, ndëshkimi e turpi, se fëmijët janë gati për të dalë nga barku i nënës, por ajo nuk ka fuqi t'i lindë.
4
Ndoshta Zoti, Perëndia yt, i dëgjoi fjalët e kreut të zyrtarëve, që dërgoi zotëria e tij, mbreti i Asirisë, për të fyer Perëndinë e gjallë dhe e ndëshkon për fjalët, që vetë Zoti, Perëndia yt, i dëgjoi. Thuaj një lutje për tepricën që ka mbetur!”».
5
Kur shërbëtorët e mbretit Ezeki mbërritën tek Isaia,
6
ai u tha: «Thuajini zotërisë suaj se kështu thotë Zoti: “Mos ki frikë nga fjalët që dëgjove, me të cilat më fyen shërbëtorët e mbretit të Asirisë.
7
Ja, unë do t'i dërgoj një shpirt e, sapo të marrë vesh një lajm, ai do të kthehet në vendin e tij. Atje do të bjerë prej shpatës”».
8
Kreu i zyrtarëve të Asirisë u kthye ngaqë e kishte marrë vesh se mbreti i Asirisë kishte ikur nga Lakishi për të sulmuar Libnahun.
9
Mbreti i Asirisë mori vesh se Tirhakahu, mbreti i Kushit, ishte nisur për ta sulmuar. Atëherë Sankeribi dërgoi sërish lajmëtarët e vet tek Ezekia e u tha:
10
«Kështu do t'i thoni Ezekisë, mbretit të Judës: mos e lër Perëndinë tënd, tek i cili shpreson, të të mashtrojë duke të të thënë se Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.
11
Ti e ke dëgjuar se çfarë u kanë bërë mbretërit e Asirisë të gjitha vendeve e sesi i kanë shkatërruar. Vetëm ti do të shpëtosh?
12
A i shpëtuan perënditë kombet e veta? Etërit e mi shkatërruan Gozanin, Haranin, Recefin dhe edenasit që jetonin në Telasar.
13
Ku janë mbreti i Hamatit, mbreti i Arpadit, mbreti i Lairit, Sefarvaimit, Henës e Avahut?».
14
Ezekia mori letrën nga dora e lajmëtarëve dhe, pasi e lexoi, shkoi në tempullin e Zotit dhe e hapi rrotullën para Zotit.
15
Mandej iu lut Zotit e tha:
16
«O Zot i ushtrive, Perëndi i Izraelit, ti që ulesh mbi kerubë, ti je i vetmi Perëndi i të gjitha mbretërive të dheut, ti e krijove qiellin e tokën.
17
Ule veshin, o Zot, e dëgjo! Hapi sytë, o Zot, e shiko! Dëgjoji fjalët që ka thënë Sankeribi për të fyer Perëndinë e gjallë.
18
Është e vërtetë, o Zot, se mbretërit e Asirisë i kanë shkretuar të gjitha vendet e tokat e tyre.
19
Perënditë e tyre i kanë djegur në zjarr, sepse nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njerëzve, idhuj druri e guri, që ata i shkatërruan.
20
E tani, o Zot, Perëndia ynë, shpëtona nga duart e mbretit të Asirisë, që ta marrin vesh të gjitha mbretëritë e dheut se vetëm ti je Zoti ».
21
Atëherë Isaia, biri i Amosit, i dërgoi lajm Ezekisë e i tha: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: më je lutur për Sankeribin, mbretin e Asirisë.
22
Ja fjalët që unë, Zoti, shqiptova kundër tij: të përbuz, të përqesh virgjëresha, bija e Sionit! Prapa teje kokën tund bija e Jerusalemit.
23
Me kë je tallur, kë ke fyer? Kundër kujt zërin ke ngritur e tërë mburrje e ke parë? Kundër të shenjtit të Izraelit!
24
Përmes shërbëtorëve të tu ti ke fyer Zotin e me vete ke thënë: “Me karrocat e mia të shumta majë maleve u ngjita, lartësive më të thella të Libanit. Më të lartat cedra ia preva dhe pyjet më të bukura. Mbërrita në skutat e tij më të larta, në pyjet e tij më të dendura.
25
Hapa puse e piva ujë, me shputat e këmbëve të mia mbarë lumenjtë e Egjiptit thava”.
26
Por, a nuk ke dëgjuar vallë? Prej kohësh të lashta këtë e caktova, që nga ditët e hershme e përftova, e tash po e zbatoj. Ty të caktova të sjellësh rrënim e qytetet e fortifikuara në pirgje gërmadhash t'i kthesh.
27
Banorët e tyre u tmerruan, duart iu mpinë e u drodhën. U bënë si bari i fushës e si bari i lëndinave, si bari i pullazeve, që thahet pa mbirë mirë.
28
Unë e di mirë kur rri, kur hyn e kur del. Di edhe tërbimin që kundër meje ke.
29
Je ndezur kundër meje e krenaria jote në vesh më erdhi, prandaj në hundë unazën do të ta vë e në gojë frerin e hekurt, që pas të të kthej udhës nga ke ardhur.
30
E për ty, Ezeki, kjo do të jetë shenja: këtë vit do të hani çka është rritur vetë, vitin tjetër çka do të ketë mbirë vetë, ndërsa vitin e tretë do të mbillni e do të korrni, do të mbillni vreshta e do të hani frutat e tyre.
31
Ata që do të mbesin nga shtëpia e Judës, do t'i lëshojnë rrënjët thellë në tokë e degët do t'u mbushen plot fryte.
32
Prej Jerusalemit do të dalë populli i mbetur, prej malit të Sionit do të ngrihen ata që kanë shpëtuar. Këtë do ta bëjë zelli i Zotit.
33
Prandaj kështu thotë Zoti për mbretin e Asirisë: ai nuk do të hyjë në këtë qytet e nuk do ta sulmojë me shigjeta. Nuk do t'i mësyjë nën mbrojtjen e shqyteve e as ledh nuk do të gërmojë rreth tij.
34
Do të kthehet rrugës nga erdhi e në këtë qytet nuk do të hyjë, kumton Zoti.
35
Këtë qytet do ta mbroj vetë, për vete e për hir të Davidit, shërbëtorit tim».
36
Atëherë engjëlli i Zotit sulmoi fushimin e asirianëve dhe vrau njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë luftëtarë. Kur u ngritën herët në mëngjes, panë gjithë ato kufoma të vdekurish.
37
Atëherë Sankeribi, mbreti i Asirisë, ngriti fushimin, u kthye pas e u vendos në Ninivë.
38
E teksa po adhuronte në tempullin e Nisrokut, perëndisë së tij, Adrameleku e Sarecerin, bijtë e tij, e vranë Sankeribin me shpatë dhe ia mbathën për në Ararat. Në vend të tij mbretëroi Esarhadoni, i biri.
← Chapter 36
Chapter 38 →