bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 27
Isaiah 27
albanian-2018
1
Atë ditë Zoti do të ndëshkojë me shpatën e vet të mprehtë, të madhe e të fuqishme Leviatanin, gjarprin dredharak, Leviatanin, gjarprin dredha-dredha, dhe do të vrasë përbindëshin e detit.
2
Atë ditë, vreshtit të ëmbël këndojini!
3
Vetë unë, Zoti, e ruaj, në kohën e duhur e ujis, dhe, që të mos e dëmtojë askush, ditë e natë bëj roje.
4
I zemëruar nuk jam. Po të më vinin ferra e gjemba, do të marshoja për të luftuar kundër tyre, në flakë krejt do t'i digjja.
5
Por kush do të kërkojë mbrojtjen time, do të bëjë paqe me mua, po, do të bëjë paqe me mua.
6
Në të ardhmen Jakobi do të lëshojë rrënjë, Izraeli do të lulëzojë e do të çelë sytha, frutat do ta mbushin faqen e dheut.
7
A mos i ra vallë Izraelit, aq sa u ra atyre që i binin atij? A mos u vranë vallë, aq sa u vranë ata që e vrisnin?
8
E ndëshkoi duke e dëbuar, padi kundër tij ngriti, me frymën e tij të fuqishme e degdisi, në ditën e erës së furishme nga lindja.
9
Kështu do të shlyhet paudhësia e Jakobit, ky do të jetë fryti i faljes së mëkatit të tij, kur t'i kthejë tërë gurët e altarit në pluhur gëlqereje të shuar, kur shtyllat e Asherave dhe altarët e temjanit të mos ngrihen më kurrë.
10
Qyteti i fortifikuar i shkretë do të mbetet, pa banorë e i braktisur si shkretëtira. Aty do të shkojnë të kullotin viçat, aty do të shtrihen e degë do të hanë.
11
E kur degët të thahen e të këputen, do t'i marrin gratë për të ndezur zjarr, se ky popull nuk ka fare mençuri, prandaj ai që e bëri, s'do të ketë për të dhembshuri, ai që i dha trajtë, nuk do të ketë për të mëshirë.
12
Atë ditë Zoti do t'i shijë kallëzat, që nga rrjedha e lumit deri te përroi i Egjiptit, ndërsa ju një nga një do të mblidheni, o bij të Izraelit!
13
Atë ditë do të bjerë boria e madhe e do të vijnë të hapërdarët në tokën e Asirisë, bashkë me të dëbuarit në dheun e Egjiptit. Para Zotit do të përkulen në malin e shenjtë, në Jerusalem.
← Chapter 26
Chapter 28 →