bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 25
Isaiah 25
albanian-2018
1
O Zot, ti je Perëndia im, ty të madhëroj, emrin tënd përlëvdoj, se i përmbushe qëllimet e tua të mrekullueshme, që nga lashtësia ato janë fort të besueshme.
2
Qytetin e ktheve në pirg gërmadhash, qytezën e fortifikuar në rrënojë. Kështjella e të huajve s'është më qytet e s'do të rindërtohet më kurrë.
3
Prandaj populli i fortë të lavdëron, qyteti i kombeve të tmerrshme të ka frikë.
4
Ti ke qenë streha e skamnorit, vendstrehimi i të varfrit në pikëllim, streha kundër stuhisë, hija kundër të nxehtit, sepse furia e gjakatarëve është si stuhia që përplaset në mur,
5
është si i nxehti në tokë të djegur. Poteren e të huajve do ta nënshtrosh, si të nxehtin me hijen e reve, këngën e gjakatarëve do ta fashitësh.
6
Zoti i ushtrive do të bëjë mbi këtë mal një gosti me mish të majmë për të gjithë popujt, një gosti me verëra të vjetra, plot me mish të majmë e me palcë, me verëra të vjetra e të zgjedhura.
7
Mbi këtë mal do ta shqyejë velin, që fytyrën e gjithë popujve mbulonte, velin e shtrirë mbi të gjitha kombet.
8
Përgjithmonë do ta zhdukë vdekjen, Zoti Perëndi do t'i thajë lotët nga çdo fytyrë, do t'ia heqë qortimin popullit të tij në mbarë tokën, se kështu ka thënë Zoti.
9
«Ja, ky është Perëndia ynë!», do të thuhet atë ditë. «Tek ai kemi shpresuar e ai na shpëtoi. Ky është Zoti, tek i cili kemi shpresuar, le të gëzojmë e të ngazëllejmë për shpëtimin e tij».
10
Ja, dora e Zotit mbi këtë mal do të prehet! Nën të Moabi do të dërrmohet, siç shtypet kashta në gropë të plehut.
11
Në mes të tij duart do t'i shtrijë, siç i shtrin notari kur noton, krenaria e tij do të përulet, me gjithë rropatjen e duarve të tij.
12
Fortesat e mureve të tua mbrojtëse ai do t'i shkatërrojë, do t'i rrafshojë, do t'i hedhë përdhe, pluhur do t'i bëjë.
← Chapter 24
Chapter 26 →