bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 23
Isaiah 23
albanian-2018
1
Profeci për Tirin: vajtoni, o anijet e Tarshishit, se u shkretua vendi ku strehoheshit. U është dhënë lajmi, teksa vinin prej tokës së Kitimit.
2
Heshtni, o banorë të bregdetit, mbushur plot me tregtarë të Sidonit, që detin me anije përshkonin.
3
Përmes ujërave të mëdha vinte drithi i Shihorit, prodhimet e Nilit të sillnin fitim, te ti bëhej tregtia e kombeve.
4
Turpërohu, o Sidon, se ka folur deti, fortesa e detit ja se ç'ka thënë: «S'i kam provuar dhimbjet e lindjes, kurrë s'kam pjellë, nuk kam rritur as djem, as vajza».
5
Kur ta dëgjojnë këtë në Egjipt, do të hidhërohen për lajmet që vijnë nga Tiri.
6
Kaloni detin për në Tarshish, vajtoni, o banorë të bregdetit!
7
Ky na qenka vallë qyteti juaj i lavdishëm, që fillimet i ka prej lashtësisë, që këmbët larg e kanë çuar, vendbanime të reja për të themeluar?
8
E kush e sendërgjoi këtë kundër Tirit, shpërndarësit të kurorave? A nuk ishin tregtarët e tij princa dhe shitësit fisnikëria e vendit?
9
Këtë e vendosi Zoti i ushtrive, që të përdhosë çdo krenari, që të poshtërojë çdo madhështi e të përbuzë gjithë fisnikët e dheut.
10
Punoje tokën tënde, o bija e Tarshishit, siç punojnë brigjet e Nilit, se port më nuk ke.
11
Dorën e shtriu përmbi det, mbretëritë i tronditi, për Kanaanin urdhëroi Zoti, që fortesat e tij të shkatërrohen.
12
«Nuk do të gëzosh më, o bijë e Sidonit», tha. «Ti, o virgjëreshë, që ke humbur nderin, Ngrihu e kalo në Kitim, por as atje prehje s'do të gjesh».
13
Ja, toka e kaldenjve, popull që nuk është më! Asiria e bëri banesë egërsirash. Ngritën rreth tyre kulla rrethimi, pallatet e tyre i zhveshën, në pirgje rrënojash i kthyen.
14
Vajtoni, o anije të Tarshishit, se u shkretua vendi ku strehoheshit.
15
Atë ditë do të ndodhë që Tiri do të harrohet për shtatëdhjetë vjet, aq sa zgjat sundimi i një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetësh, me Tirin do të ngjajë siç thotë kënga e lavires:
16
«Merre harpën e bjeri përreth qytetit, ti, o lavire, e lënë në harresë. Bjeri bukur harpës, merrja fort këngës, që të kujtohen për ty».
17
Pas shtatëdhjetë vjetësh Zoti do të kujtohet sërish për Tirin. Tiri do t'i rikthehet tregtisë e do të kurvërojë me të gjitha mbretëritë që janë mbi faqen e dheut.
18
Por të ardhurat e përfitimet do t'i shenjtërohen Zotit. Nuk do të grumbullohen e as do të ruhen, sepse fitimi do t'u takojë atyre që banojnë pranë Zotit, që të hanë sa të ngopen e të vishen sa më bukur.
← Chapter 22
Chapter 24 →