bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 22
Isaiah 22
albanian-2018
1
Profeci për luginën e Vegimit: ç'të ka ndodhur, pra, që ke hipur i gjithi mbi çati,
2
ty, o qytet plot zhurmë, qytet i trazuar, qytet plot gëzim? Të vdekurit e tu s'i vrau shpata, në luftë ata nuk ranë.
3
Të gjithë prijësit e tu ia mbathën, u zunë robër e hark nuk kishin. Ç'kishte mbetur te ti u kap, u robërua pa shkuar larg.
4
Prandaj po ju them: «Largojini sytë nga unë, do të qaj plot hidhërim. E mos kërkoni të më ngushëlloni për shkatërrimin e bijës së popullit tim».
5
Se kjo ditë e Zotit, Zotit të ushtrive, është ditë tmerri, shkatërrimi e zvetënimi. Në luginën e Vegimit u shemb muri, britma për ndihmë dëgjohen maleve.
6
Elami rroku kukurën, me qerre e me kalorës, Kiri e nxori shqytin.
7
Luginat e tua më të mira me qerre e me kalorës u mbushën. Përballë portës janë rreshtuar
8
e Judës i është hequr mburoja. Atë ditë i hodhët sytë nga armët e Pallatit të Pyllit.
9
Patë sa të shumta ishin të çarat e mureve në qytetin e Davidit dhe mblodhët ujërat e pellgut të poshtëm.
10
Numëruat shtëpitë e Jerusalemit e shembët shtëpi për të përforcuar muret.
11
Mes dy mureve ndërtuat një ujëmbajtës, për të mbajtur ujin e pellgut të vjetër, por nuk i hodhët sytë nga ai që e kishte bërë, nuk e patë atë që e sendërgjoi qëmoti.
12
Ju thirri atë ditë Zoti, Zoti i ushtrive, që të qanit e të vajtonit, që kokat tuaja t'i rruanit e me grathore të ngjisheshit.
13
Por jo! Gëzonit e dëfrenit, thernit qe e hanit dhen, hanit mish e pinit verë. «Të hamë e të pimë», thoshit, «Se nesër do të vdesim».
14
Por Zoti i ushtrive më ka thënë në vesh: «Kjo paudhësi nuk do të shlyhet, deri kur të vdisni», thotë Zoti, Zoti i ushtrive.
15
Kështu thotë Zoti, Zoti i ushtrive: Ngrihu e shko tek oborrtari Shebna që është kujdestari i pallatit.
16
«Ç'do ti këtu?», thuaji. «Kë ke tëndin këtu, që je duke hapur varr?». Ke latuar në lartësi varrin tënd, ke gdhendur në shkëmb banesën tënde.
17
Por ja, Zoti do të të vërvitë me dhunë, o njeri, e do të të mbërthejë mirë.
18
Do të të mbështjellë mirë e mirë si lëmshin, me të dyja duart do të të vërvitë si topin në fushë, atje ke për të vdekur, atje do të marrin fund qerret e tua të lavdishme, o turpi i shtëpisë së zotërinjve të tu!
19
Do të të dëbojë nga detyra, do të të plandosë nga rangu.
20
Atë ditë do të thërras shërbëtorin tim, Eliakimin, birin e Hilkiahut.
21
Do ta vesh me petkun tënd, me brezin tënd do ta ngjesh, pushtetin tënd do t'ia jap atij. Do të jetë atë për banorët e Jerusalemit e për shtëpinë e Judës.
22
Mbi supe do t'i vë çelësin e shtëpisë së Davidit; ai do të çelë e askush s'do të mbyllë, ai do të mbyllë e askush s'do të çelë.
23
Do ta ngul si kunjin në tokë të fortë, froni i tij do të jetë lavdi për shtëpinë e atit të tij.
24
Prej tij do të varet tërë lavdia e shtëpisë së atit të tij, filizat e rinj e tërë degët, të gjitha enët e vogla, nga kupat deri te qypat e çdo lloji.
25
Atë ditë, kumton Zoti i ushtrive, do të hiqet kunji i ngulur në tokë të fortë, do të këputet e do të bjerë, gjithçka e varur tek ai do të copëtohet, se kështu ka folur Zoti.
← Chapter 21
Chapter 23 →