bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 18
Isaiah 18
albanian-2018
1
Mjerë ti, o tokë me flatra zukatëse, përtej lumenjve të Kushit,
2
që nëpër det dërgon lajmëtarë. Lundrojnë ata me lundra xunkthi. Shkoni shpejt, o lajmëtarë, drejt popullit shtatlartë e lëkurëbutë, drejt popullit që ia kanë frikën këtu e kudo, popull shumë i fortë e ngadhënjimtar që tokën lumenjtë ia çajnë.
3
Të gjithë ju, o banorë të botës, e ju që mbi tokë banoni, kur të jetë ngritur flamuri mbi male, shikoni, kur të dëgjohet tingulli i borisë, dëgjoni!
4
Se kështu më tha Zoti: «I qetë do të vrojtoj nga banesa ime, si i nxehti verbues në dritë, porsi reja e vesës në vapën e korrjes».
5
Se para korrjes, sapo të ketë mbaruar lulëzimi e vilet e rrushit të jenë pjekur mirë, me kizë do t'ia presë shermendet, do t'ia këpusë lastarët e do t'ia flakë.
6
Të gjithë do t'u lihen shpendëve të malit, do t'u lihen egërsirave të tokës. Në vendin e tyre do ta kalojnë verën grabitqarët, egërsirat e tokës do të kalojnë dimrin.
7
Do t'i sjellin në atë kohë Zotit të ushtrive dhurata prej një populli shtatlartë e lëkurëbutë, prej një populli që ia kanë frikën këtu e kudo, popull shumë i fortë e ngadhënjimtar që tokën lumenjtë ia çajnë. Do t'ia sjellin në vendin e emrit të Zotit të ushtrive, në malin e Sionit.
← Chapter 17
Chapter 19 →