bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Isaiah 17
Isaiah 17
albanian-2018
1
Profeci për Damaskun. Damasku s'do të jetë më qytet, grumbull rrënojash do të bëhet.
2
Qytezat e Aroerit do të braktisen, do të kthehen në kullotë për bagëtitë, aty do të shtrihen tufat e askush s'do t'i trazojë.
3
Efraimi do të humbasë fortesat, Damasku mbretërinë. Teprica e Aramit si lavdia e Izraelit do të jetë, kumton Zoti i ushtrive.
4
Atë ditë lavdia e Jakobit do të mpaket, dhjami i trupit do t'i tretet.
5
Do të ndodhë si me korrësin që me një dorë korr grurin e me tjetrën mbledh kallinjtë. Do të ndodhë ashtu siç mblidhen kallëzat në luginën e Refaimit.
6
Do të mbesë ndonjë kallëz në të, sikurse shkundet pema e ullirit, që mbesin dy a tre kokrra në majë, katër a pesë në degët e saj, kumton Zoti, Perëndia i Izraelit.
7
Atë ditë njeriu do të shikojë nga krijuesi i vet, sytë e tij do të vështrojnë të shenjtin e Izraelit.
8
Nuk do t'i drejtojë më sytë nga altarët që punoi me duart e me gishtat e vet, nuk do të vështrojë më shtyllat e Asherave apo altarët ku digjet temjani.
9
Atë ditë qytetet e tua të fortifikuara, do të kthehen në vende të shkreta, siç i braktisën hivitët e amoritët për shkak të izraelitëve. Do të mbetet veç shkretim!
10
Se e harrove Perëndinë, shpëtimtarin tënd, shkëmbin e strehimit tënd nuk e kujtove. Prandaj edhe ke mbjellë pemë të këndshme, ke shartuar me fidanë të huaj.
11
Ditën që i mbjell, i sheh të rriten, në mëngjes fara që hodhe lulëzon, por korrja shuhet në ditë të ligë, prej plagës së pashërueshme.
12
Mjerë! Ja, uturimë popujsh të shumtë; ushtojnë siç ushtojnë detet. Ja, ulërima e kombeve; ulërijnë si oshtima e ujërave të shumtë.
13
Do të gjëmojnë kombet, ashtu siç buçasin ujërat e shumtë, por sapo t'i kërcënojë Zoti, do të marrin arratinë, do të ikin larg, të dëbuar si kashta kur e merr era maleve, si pluhuri në vorbullën e stuhishme.
14
Aty nga mbrëmja, u ka hyrë tmerri! Para agimit, nuk janë më! Ky është fundi i atyre që na plaçkitën, ky është fati i atyre që na bastisën.
← Chapter 16
Chapter 18 →