bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Hosea 8
Hosea 8
albanian-2018
1
«Bjeri borisë! Si shqiponja vërtitet mbi shtëpinë e Zotit, se e thyen besëlidhjen time, e shkelën ligjin tim.
2
Izraeli më thërret: “Perëndia im, ne të njohim!”.
3
Por, Izraeli e përbuzi të mirën, armiku do ta ndjekë pas.
4
Kurorëzuan mbretër që nuk vinin prej meje. Caktuan prijës që unë nuk i njihja. Bënë idhuj me arin e argjendin e tyre për shfarosjen e vet.
5
I pështirë është viçi yt, o Samari. Zemërimi im u ndez kundër tyre. E pafajshme a do të jesh ndonjëherë?
6
Një mjeshtër prej Izraelit e bëri, ai nuk është Perëndi. Copë e çikë do të bëhet viçi i Samarisë.
7
Mbjellin erë e korrin stuhi. Gruri i tyre kallinj nuk lidh e miell nuk prodhon. E në prodhoftë, të huajt do ta përlajnë.
8
Izraeli u përpi, u bë ndër kombe një enë pa vlerë.
9
U ngjitën në Asiri porsi gomari që i vetëm endet. Ujdi bën Efraimi me dashnorët e vet.
10
Ndonëse bëjnë ujdi me kombet, unë tani do t'i mbledh tok. Do të treten pak nga pak, nën peshën e mbretit të princave.
11
Sa herë Efraimi shton altarët për mëkatet, ato i kthehen në altarë të mëkatshme.
12
Për të i shkrova ligjet e mia të shumta, por të huaja i duken ato.
13
Më kushtojnë flijime e mishin e tyre hanë, por Zotit nuk i pëlqejnë. Do t'i kujtojë ai fajet e tyre, mëkatet e tyre do t'i ndëshkojë e në Egjipt ata do të kthehen.
14
E harroi Izraeli krijuesin e vet, pallate mbretërore ai ndërtoi e Juda qytetet e fortifikuara i shtoi. Zjarr do të dërgoj në qytetet e tij, fortesat e tij do t'i përpijë».
← Chapter 7
Chapter 9 →