bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Hosea 7
Hosea 7
albanian-2018
1
«Sa herë Izraelin e shëroj, shfaqen fajet e Efraimit e paudhësitë e Samarisë. Ata mashtrojnë, vjedhësit hyjnë brenda, kusarët sulen rrugëve.
2
Por, nuk u bie ndër mend, se gjithë paudhësitë e tyre unë i kujtoj. Ja, veprat e veta i rrethojnë, para fytyrës sime ato qëndrojnë.
3
Me prapësitë e tyre e gëzojnë mbretin, me rrena, princat e tyre.
4
Të gjithë janë kurorëshkelës, janë porsi një furrë e nxehur fort, zjarrin e të cilës bukëpjekësi nuk e shpurrit derisa t'i vijë brumi që zë.
5
Në ditën e kurorëzimit sëmuren princat të tërbuar me verë e mbreti bashkë me tallësit tregon me gisht.
6
Zemrat e tyre mashtruese flakërojnë porsi furra, gjatë natës bukëpjekësi i tyre fle, por flakët e zjarrit ndizen që herët në mëngjes.
7
Të gjithë janë ndezur porsi furra e gjyqtarët e tyre i përpijnë. Tërë mbretërit e tyre bien, por askush prej tyre nuk më thërret për ndihmë.
8
Efraimi përzihet me popujt e tjerë, ai është si kulaçi gjysmë i pjekur.
9
Të huajt ia përpinë fuqinë, por ai nuk e kupton. Thinjat i kanë dalë në kokë, por ai nuk e kupton.
10
Krenaria e Izraelit dëshmon kundër tij, por nuk kthehet te Zoti, Perëndia i vet, e prapë nuk e kërkon Perëndinë.
11
Efraimi u bë si pëllumbi, mendjelehtë e dritëshkurtër, thërret Egjiptin e shkon në Asiri.
12
Rrjetën do t'u hedh kur të nisen, do t'i rrëzoj poshtë porsi shpendët e qiellit, do t'i ndëshkoj sa herë kuvendojnë.
13
Mjerë ata, se ikën prej meje, rrënimi i pret, se kundër meje u ngritën. Unë do t'i shpëtoja, por rrena flasin për mua.
14
Nuk më thërrasin me gjithë zemër, se kur vajtojnë në shtrojat e tyre e përgjaken për drithin e verën, kundër meje ata ngrihen.
15
Unë i mësova, krahun ua forcova, por kundër meje ata ligësi shestojnë.
16
Kthehen, por jo ku duhet, u bënë si harku i thyer. Krerët do të bien nga shpata, prej gjuhës së tyre të pacipë. Për këtë do të përqeshen në tokën e Egjiptit».
← Chapter 6
Chapter 8 →