bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Hosea 14
Hosea 14
albanian-2018
1
«Samaria është fajtore, se ngriti krye kundër Perëndisë së vet, ndaj prej shpatës do të bien, të vegjlit do t'u theren, shtatzënave barku do t'u çahet.
2
Kthehu, o Izrael, te Zoti, Perëndia yt, se për fajin tënd u pengove.
3
Kthehu te Zoti, bashkë me fjalët e tua. Thuaji atij: “Fale tërë fajin, të mirën pranoje e ne do të kushtojmë frytin e buzëve tona.
4
Asiria nuk do të na shpëtojë, kuajve nuk do t'u grahim. Nuk do t'i quajmë perëndi veprat e duarve tona, se në ty bonjaku gjen mëshirë”.
5
Do ta shëroj pabesnikërinë e tyre, do t'i dua me gjithë zemër, se zemërimi kundër tyre m'u fashit.
6
Vesë do të jem për Izraelin, si zambaku ai do të lulëzojë, rrënjët thellë do t'i hedhë porsi pemët e Libanit.
7
Filiza do të nxjerrë, lavdia e tij do të jetë si ajo e ullirit e do të kundërmojë si Libani.
8
Nën hijen time do të kthehen e do të banojnë, do të rriten me drithë, porsi vreshti do të begatojnë, do të kujtohet emri i tij porsi vera e Libanit.
9
Efraim, ç'më lidh me idhujt? Unë të përgjigjem e të vrojtoj, unë jam porsi bredhi, gjithmonë i blertë, prej meje rrjedh fryti yt.
10
Kush është i urtë këto të kuptojë, i dituri t'i mëtojë, se udhët e Zotit janë të drejta, të drejtë janë ata që ecin në to, por ligjshkelësit në to pengohen».
← Chapter 13