bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Hosea 13
Hosea 13
albanian-2018
1
«Kur Efraimi merrte fjalën, të kallte datën, përlëvdohej ai në Izrael, por për Baalin u bë fajtor e vdiq.
2
Edhe tani vazhdojnë të mëkatojnë, bëjnë për vete idhuj të metaltë, idhuj të argjendtë e të punuar, vepra mjeshtërish janë ato. Për ta thuhet: “Janë njerëz që flijojnë e viçat adhurojnë”.
3
Ndaj do të jenë si mjegulla e mëngjesit, porsi vesa që zhduket herët, porsi byku i lëmit që era largon, porsi tymi që nga tymtari del.
4
Unë, Zoti, jam Perëndia yt që në tokën e Egjiptit Perëndi tjetër nuk njeh pos meje, as shpëtimtar tjetër nuk ka.
5
Unë të njoha në shkretëtirë, në vendin e thatë.
6
I kullota e u nginë, si u nginë, ngritën krye, ndaj dhe më harruan.
7
Si luani do të bëhem për ta, si leopardi do të rri në pritë.
8
Do t'u turrem si arusha, që të vegjlit ia kanë rrëmbyer. Do t'ua shqyej zgavrat e kraharorit, do t'i përpij porsi luani, si egërsira që i bën copë e çikë.
9
U shkatërrove, o Izrael, se ishe kundër meje, kundër atij që të ndihmon.
10
Ku është mbreti yt tani që tërë qytetet të t'i shpëtojë? Ku janë gjyqtarët e tu, për të cilët the: “Më jep mbret e princa!”?
11
I mëritur, ta dhashë mbretin, i zemëruar, ta mora mbrapsht.
12
U shënua faji i Efraimit, u ruajt mëkati i tij.
13
Është si një foshnjë e marrë që në dhimbjet e lindjes nuk del në kohë nga barku i nënës.
14
A t'i shpaguaj nga dora e skëterrës? Nga vdekja a t'i shpengoj? Ku është, o vdekje, murtaja jote? Ku është, o skëterrë, shkatërrimi yt? Mëshira m'u fsheh prej syve!
15
E në begatoftë mes vëllezërve, do të vijë një erë përvëluese, erë e Zotit prej shkretëtirës, që burimet t'ia thajë, krojet t'ia shterojë, tërë thesaret e çmuara t'ia plaçkisë».
← Chapter 12
Chapter 14 →