bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Hosea 11
Hosea 11
albanian-2018
1
«Kur Izraeli ishte djalë, unë e desha, nga Egjipti e thirra birin tim.
2
Por, sa më shumë i thërrisja aq më shumë iknin tej. Baalëve u flijonin, idhujve u digjnin kem.
3
Unë e mësova Efraimin të ecte, për dore e mbaja unë, por kujdesin tim s'e njohën.
4
I tërhiqja me litarë mirësie, me hallka dashurie, për ta u bëra si ai që zgjedhën heq e ulet për t'i ushqyer.
5
Në tokën e Egjiptit s'do të kthehen, por Asiri do të bëhet mbreti i tyre, se s'deshën të ktheheshin tek unë.
6
Shpata do të vërvitet kundër qyteteve, shulat do t'i shkatërrojë e do t'i përpijë, për faj të shestimeve të tyre.
7
Populli im priret drejt bjerrjes, thërrasin lart, por askush nuk do t'i lartësojë.
8
Si të hiqkam dorë prej teje, o Efraim? Si të të dorëzuakam, o Izrael? Si të të trajtuakam si Admën? Si të të bëkam si Ceboimin? Zemra më përdëllehet, dhembshuria më ndizet flakë.
9
Nuk do ta shfryj zemërimin tim, Efraimin s'do ta shkatërroj sërish, se Perëndi jam unë e jo njeri, i Shenjti në mesin tuaj. I zemëruar nuk do të vij.
10
Porsi luani do të ulërijë Zoti e ata do ta ndjekin pas. E kur të ulërijë, do të flatrojnë bijtë nga perëndimi.
11
Si trumcaku do të flatrojnë nga Egjipti, porsi pëllumbi nga toka e Asirisë e në shtëpitë e tyre do t'i kthej, kumton Zoti ».
← Chapter 10
Chapter 12 →