bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Hosea 10
Hosea 10
albanian-2018
1
«Hardhi e begatshme është Izraeli, jep fryt me mbushulli, por sa më shumë jep fryt, aq më shumë i shton altarët, sa më i begatshëm bëhet vendi, aq më tepër i stolisin përmendoret e shenjta.
2
Kanë zemër mashtruese, ndaj janë fajtorë. Ai do t'i thërrmojë altarët e tyre, përmendoret e tyre të shenjta do t'i rrënojë.
3
E pastaj ata do të thonë: “S'kemi mbret, se Zotin nuk e druajtëm. Po edhe mbreti ç'do të bënte për ne?”.
4
Flasin vetëm fjalë, zotohen më kot e lidhin besëlidhje, ndaj gjykimet lindin si bimët helmuese në hulli të arës.
5
Për kaun e Bet Avenit frikësohen banorët e Samarisë. Vajton populli për të, priftërinjtë dridhen për të, për lavdinë e tij, se në mërgim shkoi.
6
Vetë do ta çojnë atë në Asiri, si tagër për mbretin e madh. Efraimin do ta kapë turpi, Izraeli do të turpërohet për shestimet e veta.
7
Mbreti i Samarisë do të tretet, porsi shkuma mbi ujë.
8
Do të rrafshohen faltoret e Avenit, ato janë mëkatet e Izraelit. Altarët e tyre do t'i mbulojë ferra e murrizi. Maleve do t'u thonë: “Na mbuloni!”, kodrave: “Bini mbi ne!”.
9
Që nga dita e Gibeahut mëkatove, o Izrael. Atje mbetën, në Gibeah, atje keqbërësit lufta do t'i kaplojë.
10
Kam vendosur t'i ndëshkoj. Popujt do të mblidhen kundër tyre, kur të mbrehen për fajin e tyre të dyfishtë.
11
Efraimit, si kaut të mësuar, i pëlqen lëmin të shijë, zgjedhën ia hodha mbi qafën e tij të bukur. Efraimin do ta mbreh, Juda do të lëvrojë, Jakobi vetë do të trinojë.
12
Mbillni drejtësinë, korrni frytin e mirësisë, hapni tokë të re. Është koha për të kërkuar Zotin derisa të vijë e shiun e drejtësisë të zbrazë mbi ju.
13
Lëvruat paudhësinë, korrët padrejtësinë, frytin e gënjeshtrës hëngrët, se i zure besë udhëve të tua, trimave të tu të shumtë.
14
Do të buçasë lufta kundër popullit tënd, fortesat e tua do të rrënohen, siç e shkretoi Shalmani Bet Arbelin, kur nënat copëtoheshin mbi bijtë e tyre.
15
Kështu do të ndodhë edhe me ty, o Betel, për shkak të paudhësive që kreve. Në të gdhirë mbreti i Izraelit do të marrë fund».
← Chapter 9
Chapter 11 →