bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ezekiel 19
Ezekiel 19
albanian-2018
1
Tani ti lësho vajtimin për prijësit e Izraelit
2
e thuaj: «Çfarë ishte nëna jote? Luaneshë mes luanësh ulur. Mes këlyshëve të luanëve këlyshët e vet i mëkonte.
3
Njërin prej këlyshëve e rriti e ai u bë luan. Mësoi të zinte prenë e njerëz përpiu.
4
Por kombet dëgjuan për të e në gropën e tyre u zu, pastaj me vargonj e çuan në dheun e Egjiptit.
5
Kur ajo pa se po priste e po shpresonte më kot, mori një tjetër këlysh dhe e bëri luan.
6
Ai endej ndër luanë, kur u bë luan, mësoi të zinte pre e njerëz përpiu.
7
Shkoi me të vejat, qytetet rrënoi, vendi e gjithë ç'kish në të prej ulërimës së tij tronditej.
8
Pastaj e sulmuan kombet nga krahinat përreth, rrjetën mbi të e hodhën e ra në gropën e tyre.
9
Me pranga e shtinë në kafaz, mbretit të Babilonisë ia çuan, brenda në burg e ndrynë, që në malet e Izraelit zëri më të mos i ndihej.
10
Nëna jote porsi hardhi mbjellë buzë ujit, plot fryte e kurorëplotë falë ujit të shumtë.
11
Degët të forta i kishte për skeptra mbretërish, spikaste shtati i saj në mes të degëzimeve, binte në sy, se ishte e lartë, se degët të begata i kishte.
12
Por me zemërim u shkul, përdhe u përplas, ia thau frytet era e lindjes, u këputën e u thanë dhe trungun e fortë zjarri e përpiu.
13
E tani është mbjellë në shkretëtirë, në një tokë të thatë e të etur.
14
Një zjarr doli nga një degë e saj, filizat e frytin ia dogji, s'ka mbetur në të një filiz i fortë për skeptër sundimtari». Ky është vajtim e duhet të shërbejë si vajtim.
← Chapter 18
Chapter 20 →