bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Exodus 6
Exodus 6
albanian-2018
1
Zoti i tha Moisiut: «Tani do të shohësh se çfarë do t'i bëj faraonit. Për shkak të dorës sime të fuqishme ai do ta lërë popullin të shkojë e do ta dëbojë nga toka e tij».
2
Perëndia i tha Moisiut: «Unë jam Zoti.
3
Abrahamit, Isakut e Jakobit iu dëftova si Perëndia i gjithëpushtetshëm, por emrin tim Zot nuk ua tregova.
4
Unë bëra edhe një besëlidhje me ta që t'u jepja tokën e Kanaanit, tokën në të cilën banuan si të huaj.
5
E kam dëgjuar rënkimin e izraelitëve që po shtypen nga egjiptianët dhe u kujtova për besëlidhjen time.
6
Prandaj thuaju izraelitëve: unë, Zoti, do t'ju nxjerr nga zgjedha e Egjiptit, do t'ju çliroj nga skllavëria e tyre dhe do t'ju shpëtoj duke i goditur me krah të fuqishëm e me gjykime të rënda.
7
Do t'ju marr për popullin tim dhe do të jem Perëndia juaj. Atëherë do ta dini se unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga zgjedha e Egjiptit.
8
Do t'ju çoj në tokën që u betova për t'ia dhënë Abrahamit, Isakut e Jakobit dhe unë, Zoti, do t'jua jap për pronë».
9
Kështu u tha Moisiu izraelitëve, por ata nuk e dëgjuan se ishin ligështuar nga puna e rëndë.
10
Atëherë Zoti i tha Moisiut:
11
«Shko e fol me faraonin, mbretin e Egjiptit, që t'i lërë izraelitët të ikin nga toka e tij».
12
Moisiu iu përgjigj: «Shiko, unë nuk jam i gojës. Si do të më dëgjuaka faraoni kur nuk më dëgjuan as vetë izraelitët?».
13
Por Zoti i foli Moisiut e Aronit dhe i urdhëroi izraelitët e faraonin, mbretin e Egjiptit, që izraelitët të dilnin nga toka e Egjiptit.
14
Këta janë krerët e shtëpive të izraelitëve. Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, janë Enoku, Palui, Hecroni e Harmiu. Këto janë familjet e Rubenit.
15
Bijtë e Simeonit janë Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Cohari e Sauli, biri i një kananiteje. Këto janë familjet e Simeonit.
16
Këta janë emrat e bijve të Levit sipas breznive: Gershoni, Kohati dhe Merari. Levi jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
17
Bijtë e Gershonit janë Libniu e Shimei sipas familjeve të tyre.
18
Bijtë e Kohatit janë Amrami, Ichari, Hebroni e Uzieli. Kohati jetoi njëqind e tridhjetë e tre vjet.
19
Bijtë e Merarit janë Mahliu e Mushiu. Këto janë familjet e Levit sipas breznive.
20
Amrami mori për grua Johebedën, të emtën. Ajo i lindi Aronin e Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
21
Bijtë e Icharit janë Korahu, Nefegu e Zikriu.
22
Bijtë e Uzielit janë Mishaeli, Elcafani e Sitri.
23
Aroni mori për grua Elishebën, të bijën e Aminadabit, motrën e Nahshonit. Ajo i lindi Nadabin, Abihuin, Eleazarin e Itamarin.
24
Bijtë e Korahut janë Asiri, Elkanahu e Abiasafi. Këto janë familjet e Korahitëve.
25
Ndërsa Eleazari, biri i Aronit, mori për grua një nga bijat e Putielit. Ajo i lindi Finehasin. Këta janë krerët e etërve të levitëve sipas familjeve të tyre.
26
Ky është Aroni e Moisiu që Zoti u tha: «Nxirrini izraelitët nga toka e Egjiptit sipas grupimeve të tyre».
27
Moisiu e Aroni ishin ata që i folën faraonit, mbretit të Egjiptit, për të nxjerrë izraelitët nga Egjipti.
28
Ditën kur Zoti i foli Moisiut në tokën e Egjiptit,
29
i tha: «Unë jam Zoti! Thuaji faraonit, mbretit të Egjiptit, gjithçka që po të them».
30
Moisiu iu përgjigj Zotit: «Shiko, unë nuk jam i gojës. Si do të më dëgjuaka faraoni?».
← Chapter 5
Chapter 7 →