bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Exodus 5
Exodus 5
albanian-2018
1
Pastaj Moisiu e Aroni shkuan e i thanë faraonit: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Lëre popullin tim të shkojë që të më kremtojë një festë në shkretëtirë”».
2
Por faraoni u tha: «Kush është Zoti që t'ia dëgjoj fjalën dhe ta lë Izraelin të shkojë. As Zotin nuk e njoh, as Izraelin nuk do ta lë të shkojë!».
3
Ata i thanë: «Perëndia i hebrenjve na u dëftua. Na lër të shkojmë për tri ditë në shkretëtirë, që t'i kushtojmë fli Zotit, Perëndisë tonë, e ai të mos na godasë me murtajë e shpatë».
4
Atëherë mbreti i Egjiptit u tha: «Moisi, Aron, përse po e nxisni popullin t'i shmanget punës? Kthehuni në punë!».
5
Faraoni shtoi: «Tani që populli i vendit është shtuar shumë, ju prapë doni që të ndërpresë punën?».
6
Po atë ditë faraoni u dha këtë urdhër mbikëqyrësve dhe kryepunëtorëve të popullit:
7
«Mos i jepni më popullit kashtë sikurse bëhej më parë. Ta mbledhin vetë kashtën,
8
por numri i tullave që do t'u kërkoni të jetë si më parë. Mos ua pakësoni numrin, sepse janë përtacë dhe prandaj thërrasin: “Na lër të shkojmë e t'i kushtojmë fli Perëndisë tonë”.
9
T'u vështirësohet puna që të punojnë e të mos merren me fjalë të kota!».
10
Mbikëqyrësit dhe kryepunëtorët dolën e i thanë popullit: «Kështu thotë faraoni: “Nuk do t'ju jap më kashtë!
11
Kashtën do ta mblidhni vetë kudo që të jetë dhe puna nuk do t'ju ulet aspak”».
12
Populli u shpërnda në gjithë tokën e Egjiptit për të mbledhur byk për kashtë.
13
Mbikëqyrësit i detyronin të bënin përditë po aq punë sa bënin kur kishin kashtë.
14
Kryepunëtorët izraelitë që ishin caktuar nga mbikëqyrësit e faraonit u rrahën. Atyre u thuhej: «Përse nuk keni plotësuar as dje e as sot të njëjtin numër tullash që bënit më parë?».
15
Atëherë kryepunëtorët izraelitë shkuan te faraoni dhe iu ankuan: «Përse po sillesh kështu me shërbëtorët e tu?
16
Shërbëtorëve të tu nuk u është dhënë kashtë dhe prapë na thuhet të bëjmë tulla. Shërbëtorët e tu i rrahin, por fajin e kanë njerëzit e tu».
17
Faraoni u tha: «Jeni përtacë, shumë përtacë, prandaj dhe thoni: “Na lër të shkojmë e t'i kushtojmë fli Zotit ”.
18
Tani ikni e punoni se kashtë nuk do t'ju jepet, por do të bëni të njëjtin numër tullash».
19
Kryepunëtorët izraelitë panë se e kishin punën keq kur dëgjuan se nuk do të ulej numri i tullave që bënin përditë.
20
Kur dolën nga faraoni takuan Moisiun e Aronin që po i prisnin.
21
Atëherë kryepunëtorët u thanë: « Zoti ju paftë e gjykoftë, se na fëlliqët para faraonit e shërbëtorëve të tij dhe u dhatë shkas që të na vrasin».
22
Moisiu iu drejtua Zotit e i tha: «Imzot, përse e mundon këtë popull? Për këtë më dërgove?
23
Që kur erdha për t'i folur faraonit në emrin tënd, ai e ka munduar popullin tënd dhe ti nuk e ke shpëtuar!».
← Chapter 4
Chapter 6 →