bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ecclesiastes 7
Ecclesiastes 7
albanian-2018
1
Më mirë një emër i mirë, se vaji erëkëndshëm, dita e vdekjes, se dita e lindjes.
2
Më mirë të shkosh në shtëpinë që mban zi, se në shtëpinë që bën festë, se po ai fund pret çdo njeri. Ta mbajë mend i gjalli!
3
Më i mirë është pikëllimi, se buzagazi, se pas një fytyre të ngrysur ka një zemër të mirë.
4
Zemra e të urtit është në shtëpinë që mban zi, por zemra e të marrit, në shtëpinë që bën festë.
5
Më mirë të dëgjosh qortimin e të urtit, se të dëgjosh këngën e të marrit.
6
Se porsi krikëllima e ferrave nën kusi, ashtu është e qeshura e të marrit. Edhe kjo është tymnajë.
7
Mujshia e bën të marrë të urtin dhe mita e prish zemrën.
8
Më mirë fundi i një gjëje, se fillimi, më mirë shpirti i durueshëm, se shpirti i krekosur.
9
Mos u ngut të zemërohesh, se në gjirin e të marrit zë vend zemërimi.
10
Mos thuaj: «Pse kohët e dikurshme ishin më të mira se këto?», se këtë pyetje nuk e bën nga urtia.
11
E mirë është urtia bashkë me trashëgiminë, dobi për atë që sheh dritën e diellit.
12
Nën hijen e urtisë është si nën hijen e parasë, por dobinë e ka dija. Urtia e mban gjallë të zotin.
13
Shiko veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë çfarë ka shtrembëruar ai?
14
Në ditë të mbarë bëhu i mbarë dhe, në ditë të ligë, vërej: edhe këtë, edhe atë i ka bërë Perëndia, që njeriu të mos e marrë vesh çdo të ndodhë pas tij.
15
Kam parë gjithçka në ditët e tymnajës sime. Ka të drejtë që marrin fund në drejtësinë e vet e ka të paudhë që jetojnë gjatë në paudhësinë e vet.
16
Mos u bëj shumë i drejtë e as tepër i urtë. Pse të rrënohesh?
17
Mos u bëj shumë i paudhë e mos u bëj i marrë. Pse të vdesësh para kohe?
18
Është mirë të kapësh një gjë, por pa e lëshuar tjetrën, se kush druan Perëndinë ia del me të gjitha.
19
Urtia i jep forcë të urtit më shumë se dhjetë sundues në qytet.
20
Nuk ka mbi tokë asnjeri që bën mirë e nuk mëkaton.
21
Mos ua vër mendjen as të gjitha fjalëve që thonë, që të mos e dëgjosh shërbëtorin duke të të sharë.
22
Zemra jote e di se edhe ti i ke sharë të tjerët.
23
Të gjitha këto i sprovova me urti e thashë: «Do të bëhem i urtë», por nuk ia arrita.
24
Çfarë ndodh, mbetet larg e shumë thellë! Kush mund ta pikasë?
25
E prira zemrën për të marrë vesh, për të hulumtuar, për të kërkuar urtinë e shpjegimin dhe për të marrë vesh se ligësia është marrëzi e marrëzia është çmenduri.
26
Më duket se gruaja është më e hidhur se vdekja, se ajo është kurth, zemra e saj është rrjetë e krahët e saj janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë, ikën prej saj, por mëkatari zihet prej saj.
27
Shiko, këtë gjë e kam zbuluar, thotë kuvendari, për të gjetur një shpjegim të hollësishëm.
28
Ajo që ende e kërkoj me shpirt, por nuk e gjej, është kjo: një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua ndër të gjitha nuk e gjeta.
29
Veçse, vëreje këtë: më duket se Perëndia e krijoi njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë sendërgjime.
← Chapter 6
Chapter 8 →