bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Ecclesiastes 6
Ecclesiastes 6
albanian-2018
1
Ka një ligësi që e kam parë nën diell. Ajo rëndon shumë mbi njerëzinë.
2
Një njeriu Perëndia i jep pasuri, begati e nderim, pa i mohuar asgjë nga ato që i dëshiron shpirti, por Perëndia nuk i jep mundësinë të ushqehet me to, se vjen i huaji e i ha. Kjo është tymnajë e lëngatë e rëndë.
3
Nëse një njeri lind njëqind fëmijë e jeton shumë vite, nëse i shumohen ditët e jetës, por nuk i kënaqet shpirti me të mira e nuk mund të ketë as varr, them se dështaku do të ishte më mirë se ai.
4
Se erdhi në tymnajë, iku në errësirë dhe errësira do t'ia mbulojë emrin.
5
As diellin nuk e pa e nuk njohu asgjë tjetër. Ky gjeti prehje më mirë se tjetri.
6
Edhe po të jetonte dy herë nga një mijë vjet pa e parë të mirën, a nuk shkojnë të gjithë në të njëjtin vend?
7
Njeriu derdh gjithë atë mund për gojën e vet, por nuk i kënaqet shpirti.
8
Se ç'dobi ka i urti më shumë se i marri? Ç'fiton ai skamnor që di të sillet me të gjallët?
9
Më mirë është të shohësh me sy, se të bredhësh me ëndje. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.
10
Gjithçka që është, e ka një emër. Dihet ç'është njeriu. Ai nuk mund të rragatet me dikë që është më i fortë.
11
Sa më shumë të shumohen fjalët, aq më shumë shtohet tymnaja. Ç'dobi ka njeriu?
12
Se kush e di cila është e mira e njeriut në jetë, në ditët e numëruara të tymnajës së jetës së tij, që kalon si hije? Kush mund t'i tregojë njeriut çfarë vjen pas tij nën diell?
← Chapter 5
Chapter 7 →