bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Deuteronomy 33
Deuteronomy 33
albanian-2018
1
Moisiu, njeriu i Perëndisë, i bekoi kështu izraelitët para se të vdiste:
2
« Zoti erdhi prej Sinait, prej Seirit rrezatoi mbi ta, vezulloi prej malit Paran, bashkë me mijëra të shenjtë. Zjarr flakërues, lëshonte dora e tij e djathtë.
3
Ti që popujt i do, në dorë i ke gjithë të shenjtët. Nën këmbët e tua, ata përulen, e fjalën tënde zbatojnë,
4
ligjin, që na dha Moisiu, si trashëgimi për bashkësinë e Jakobit.
5
Mbret i Jeshurunit u bë Zoti, kur u mblodhën krerët e popullit, të gjitha fiset e Izraelit.
6
Rroftë Rubeni e mos u shoftë, edhe pse i vogël në numër».
7
Këtë i tha Judës: «Dëgjoje, o Zot, zërin e Judës, ktheje te populli i vet. Duart i pastë gati për luftë, prej kundërshtarëve shpëtoje».
8
Levit i tha: «Tumimi e Urimi yt, qoftë me besëtarin. Atë e sprovove në Masë, në ujërat e Meribës me të u grinde.
9
Për nënën e atin e vet tha: “Nuk i këqyr!”, vëllanë nuk e pranoi, bijtë e vet nuk i njohu, për të mbajtur fjalën tënde, besëlidhjen tënde për të ruajtur.
10
Do t'ia mësojë Jakobit vendimet e tua, Izraelit, ligjin tënd. Temjan do të djegin para teje, fli shkrumbimi mbi altarin tënd.
11
Bekoje, o Zot, fuqinë e tij, pranoji veprat e duarve të tij. Kundërshtarët e tij këputi në mes, mos ngritshin më krye armiqtë e tij».
12
Benjaminit i tha: «I dashuri i Zotit jeton i sigurt pranë tij, gjithë ditën nën mbrojtjen e tij. Në kraharorin e Zotit banon ai».
13
Jozefit i tha: «Toka e tij, bekim prej Zotit, prej stolive të vesës së qiellit, të ujërave që shtrihen nën dhe,
14
prej dhuratave që prodhon dielli, që sjell çdo hënë e re,
15
prej të përzgjedhurave të bjeshkëve të moçme, prej begatisë së kodrave të amshuara,
16
prej të mirave e plotësisë së dheut, dhe përkrahjes së atij që në shkurre u duk. Ia mbulofshin kryet Jozefit, ballin e të shuguruarit mes vëllezërve.
17
Madhështor si i parëlinduri i mëzatit, e me bri si ato të kaut, që me to shpon popujt e tokën anekënd. E tillë është moria e Efraimit e mijërat e Manaseut».
18
Zabulonit i tha: «Gëzohu, o Zabulon, në rrugëtimet e tua e ti Isahar në tendat e tua.
19
Do të thërrasin popujt në mal, për të kushtuar fli drejtësie. Do të gëzojnë pasuritë e detit e thesaret e fshehta të rërës».
20
Gadit i tha: «Bekuar qofshin hapësirat e Gadit, si luan ai shtrihet e shqyen fund e krye.
21
Zgjodhi për vete më të mirën, se kur krerët e popullit u mblodhën, hise prijësish ai mori. Drejtësinë e Zotit, ai zbatoi, vendimet e tij bashkë me Izraelin».
22
Danit i tha: «Dani është pjellë luani që kërcen prej Bashanit».
23
Neftaliut i tha: «Neftaliu u kënaq me hir, përplot me bekimet e Zotit. Zotëron perëndimin e jugun».
24
Asherit i tha: «Qoftë Asheri ndër më të bekuarit e fëmijëve, i pëlqyeshëm ndër vëllezërit e tij. Këmbët i laftë me vaj.
25
Shulat i pastë prej hekuri e bronzi e fuqia i qoftë përjetë».
26
«Nuk ka si Perëndia, o Jeshurun. Kalëron qiej e re me madhështi, që në ndihmë të të vijë.
27
Strehë është Perëndia i amshuar, përkrahje krahët e tij të përjetshëm. Armiqtë i zbon para teje, “Shkatërrojini”, ai urdhëron.
28
Izraeli banon i sigurt, rrjedha e Jakobit e qetë, në tokën e drithit e të verës, ku vesa e qiellit rigon.
29
Lum ti, o Izrael. Cilin popull shpëtoi Zoti si ti? Ai është mburoja që të mbron, shpata që lavdi të sjell. Armiqtë do të të lëpihen, e ti do t'i shtypësh me këmbë».
← Chapter 32
Chapter 34 →