bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
2 Kings 22
2 Kings 22
albanian-2018
1
Josia ishte tetë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për tridhjetë e një vjet në Jerusalem. E ëma quhej Jedida dhe ishte bija e Adajahut nga Bockati.
2
Josia bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit dhe ndoqi në çdo hap udhën e Davidit, paraardhësit të tij, pa iu shmangur as djathtas, as majtas.
3
Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të tij, mbreti Josi dërgoi Shafanin, birin e Acaljahut, të birin e Meshulamit, shkruesit, në tempullin e Zotit e i tha:
4
«Shko te kryeprifti Hilkiah dhe thuaji të bëjë gati paratë e hedhura në tempullin e Zotit, që portarët kanë mbledhur nga populli.
5
Paratë t'ua japin përgjegjësve të punëtorëve që janë caktuar për tempullin e Zotit e ata t'ua japin punëtorëve që po kryejnë meremetimet e dëmtimeve të tempullit të Zotit,
6
marangozëve, ndërtuesve dhe muratorëve, që të blejnë dru dhe gurë të latuar për meremetimet e tempullit.
7
Por askush të mos u kërkojë llogari për paratë e dhëna, sepse ata punojnë me ndershmëri».
8
Kryeprifti Hilkiah i tha Shafanit, shkruesit: «Kam gjetur në tempullin e Zotit librin e ligjit». Hilkiahu ia dha librin Shafanit dhe ai e lexoi.
9
Shafani, shkruesi, u kthye te mbreti dhe e njoftoi për punët: «Shërbëtorët e tu i mblodhën paratë që u gjetën në tempull dhe ua dhanë përgjegjësve të punimeve në tempullin e Zotit ».
10
E mandej i tha mbretit: «Prifti Hilkiah më dha një libër». Shafani filloi ta lexojë librin para mbretit.
11
Kur dëgjoi fjalët e shkruara në librin e ligjit, mbreti shqeu rrobat.
12
Atëherë ai u dha këtë urdhër priftit Hilkiah, Ahikamit, të birit të Shafanit, Akborit, të birit të Mikahut, Shafanit, shkruesit, dhe Asajahut, nëpunësit të mbretit:
13
«Shkoni e këshillohuni me Zotin për mua, për popullin dhe për mbarë Judën në lidhje me fjalët e këtij libri që gjetëm. Zemërimi i Zotit kundër nesh duhet të jetë shumë i madh, sepse të parët tanë nuk i kanë dëgjuar fjalët e këtij libri dhe nuk e kanë zbatuar gjithçka është shkruar për ne».
14
Atëherë prifti Hilkiah, Ahikami, Akbori, Shafani dhe Asajahu shkuan për të folur me profeteshën Hulda, gruan e Shalumit, birit të Tikvahut, të birit të Harhasit, ruajtësit të rrobave. Hulda banonte në Jerusalem, në lagjen e re.
15
Ajo u tha: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: njeriut që ju dërgoi tek unë thuajini
16
se kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të sjell një fatkeqësi të madhe mbi këtë vend e mbi banorët e tij, ashtu siç thonë fjalët e librit, që lexoi mbreti i Judës,
17
sepse ata më kanë braktisur dhe u kanë kushtuar temjan perëndive të tjerë, duke ndezur zemërimin tim me gjithë veprat që kanë bërë. Zemërimi im kundër këtij vendi është ndezur e nuk do të shuhet”.
18
Ndërsa mbretit të Judës, që ju dërgoi të këshilloheni me Zotin, do t'i thoni: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Sa për fjalët që dëgjove,
19
meqenëse zemra jote u zbut dhe ti e përule veten para Zotit sapo dëgjove ato që thashë kundër këtij vendi dhe kundër banorëve të tij, se do të bëhet vend i shkretë e i mallkuar, meqenëse shqeve rrobat dhe qave para meje, të dëgjova edhe unë”, thotë Zoti.
20
“Prandaj, do të të preh me paraardhësit e tu, do të varrosesh bashkë me ta në paqe, që sytë e tu të mos e shohin gjithë atë fatkeqësi që do të sjell kundër këtij vendi”». Të dërguarit u kthyen e njoftuan mbretin për këto fjalë.
← Chapter 21
Chapter 23 →