bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
2 Kings 21
2 Kings 21
albanian-2018
1
Manaseu ishte dymbëdhjetë vjeç kur u bë mbret i Judës. Ai mbretëroi pesëdhjetë e pesë vjet në Jerusalem. E ëma quhej Hefciba.
2
Manaseu bëri çka është keq në sytë e Zotit, duke ndjekur doket e pështira të kombeve që Zoti kishte dëbuar para syve të izraelitëve.
3
Ai rindërtoi faltoret në vende të larta, që ati i tij, Ezekia, i kishte shkatërruar, ngriti altarë për Baalin, punoi një shtyllë të Asherasë, ashtu siç kishte bërë Ahabi, mbreti i Izraelit, dhe adhuroi tërë yjet e qiellit e u shërbeu si perëndi.
4
Ndërtoi altarë idhujsh edhe brenda tempullit të Zotit, për të cilin vetë Zoti kishte thënë: «Në Jerusalem do të vë emrin tim».
5
I ndërtoi altarë mbarë ushtrisë qiellore në të dyja tremet e tempullit të Zotit.
6
Manaseu kushtoi edhe të birin si fli në zjarr, u mor me shortari e me magji, u këshillua me ata që thërrasin shpirtra të vdekurish e me shortarë dhe bëri aq shumë ligësi para syve të Zotit, saqë ndezi zemërimin e tij.
7
Ai punoi edhe një shtyllë të Asherasë dhe e vuri në tempullin e Zotit, për të cilin Zoti i kishte thënë Davidit dhe Solomonit, birit të Davidit: «Në këtë tempull dhe në Jerusalem, të cilin e zgjodha ndër të gjitha fiset e Izraelit, unë do të vendos emrin tim në amshim.
8
Unë nuk do të lejoj më që këmbët e izraelitëve të enden larg kësaj toke, të cilën ua dhashë paraardhësve të tyre, veçse ata të zbatojnë të gjitha urdhërimet e mbarë ligjin që unë i dhashë shërbëtorit tim, Moisiut».
9
Por ata nuk dëgjuan dhe Manaseu i joshi të bëjnë më shumë ligësi se kombet që Zoti shkatërroi para syve të izraelitëve.
10
Atëherë Zoti foli përmes profetëve, shërbëtorëve të tij, e tha:
11
«Manaseu, mbreti i Judës ka bërë gjëra të pështira e madje ka bërë më shumë ligësi se të gjitha ligësitë e amoritëve që ishin para tij. Me idhujt që bëri ka shtyrë edhe Judën në mëkat.
12
Prandaj, kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Ja, unë do të sjell aq shumë fatkeqësi mbi Jerusalemin e mbi Judën, saqë kush ta dëgjojë, do t'i buçasin veshët.
13
Do të shtrij mbi Jerusalem litarin, me të cilin mata shkatërrimin e Samarisë, dhe sheshuesin, me të cilin sheshova shtëpinë e Ahabit. Jerusalemin do ta fshij ashtu siç fshihet kupa, që pasi e fshin, e kthen përmbys.
14
Të mbeturit nga trashëgimia ime do t'i braktis e do t'i jap në duart e armiqve, që të bëhen pre e plaçkë për armiqtë,
15
sepse ata bënë çka është keq në sytë e mi dhe ndezën zemërimin tim, që nga dita kur nxora paraardhësit e tyre nga Egjipti e deri sot e kësaj dite”».
16
Manaseu derdhi gjakun e aq shumë të pafajshmëve, saqë e mbushi Jerusalemin buzë më buzë, pa marrë parasysh mëkatet e tjera, me të cilat shtyu edhe Judën të bëjë çka është keq në sytë e Zotit.
17
Bëmat e tjera të Manaseut, veprat dhe mëkatet e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës.
18
Manaseu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në kopshtin e shtëpisë së tij, në kopshtin e Uzait. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amoni.
19
Amoni ishte njëzet e dy vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për dy vjet në Jerusalem. E ëma quhej Meshulemete dhe ishte bija e Harucit nga Jotbahu.
20
Amoni bëri çka është keq në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati, Manaseu.
21
Ai ndoqi në çdo hap udhën e të atit, u shërbeu idhujve, të cilëve u kishte shërbyer edhe i ati, dhe i adhuroi.
22
Ai e braktisi Zotin, Perëndinë e etërve të tij, dhe nuk ndoqi udhën e Zotit.
23
Shërbëtorët e Amonit u ngritën kundër tij dhe e vranë brenda në pallatin mbretëror.
24
Por populli i atij vendi i vrau të gjithë ata që ishin ngritur kundër mbretit Amon dhe në vend të tij bënë mbret Josinë, të birin.
25
Bëmat e tjera të Amonit dhe veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës.
26
Amonin e varrosën në varrin e tij, në kopshtin e Uzait. Në vend të tij mbretëroi i biri, Josia.
← Chapter 20
Chapter 22 →