bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
1 Chronicles 25
1 Chronicles 25
albanian-2018
1
Davidi e prijësit e ushtrisë caktuan për shërbesën bijtë e Asafit, të Hemanit e të Jedutunit. Ata profetizonin me lira, harpa e cimbale. Ky është numërimi i njerëzve që duhej të kryenin shërbesën:
2
për bijtë e Asafit, Zakuri, Jozefi, Netanjahu e Asarelahu. Bijtë e Asafit ishin nën drejtimin e Asafit, i cili ishte nën drejtimin e mbretit.
3
Për Jedutunin, Gedaliahu, Ceriu, Isaia, Shimei, Hashabiahu e Matitjahu, bijtë e Jedutunit; gjashtë vetë nën drejtimin e atit të tyre Jedutunit, të cilët profetizonin me harpë, për të falënderuar e lavdëruar Zotin;
4
dhe për Hemanin, bijtë e Hemanit, Bukjahu, Matanjahu, Uzieli, Shebueli e Jerimoti, Hananiahu, Hananiu, Eliatahu, Gidaltiu e Romamtiezeri, Joshbekashahu, Malotiu, Hotiri e Mahazioti.
5
Të gjithë këta ishin bijtë e Hemanit, vegimtarit të mbretit, sipas premtimit që i kishte bërë Perëndia se do ta lartësonte, sepse Perëndia i kishte falur Hemanit katërmbëdhjetë bij e tri bija.
6
Këta ishin të gjithë nën drejtimin e të atit. Këndonin në tempullin e Zotit me cimbale, harpa e lira, për shërbesën në tempullin e Perëndisë, nën drejtimin e mbretit. Asafi, Jedutuni, Hemani
7
dhe numri i vëllezërve të tyre, që kishin mësuar të këndonin për Zotin, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë.
8
Për rendin e shërbesës hodhën short i madh e i vogël, mësues e nxënës.
9
Shorti i parë, për Asafin, i ra Jozefit; i dyti, Gedaliahut, vëllezërve e bijve e tij, gjithsej dymbëdhjetë;
10
i treti, Zakurit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
11
i katërti, Jecerit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
12
i pesti, Netanjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
13
i gjashti, Bukjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
14
i shtati, Jesarelahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
15
i teti, Isaisë, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
16
i nënti, Matanjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
17
i dhjeti, Shimeit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
18
i njëmbëdhjeti, Azarelit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
19
i dymbëdhjeti, Hashabiahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
20
i trembëdhjeti, Shubaelit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
21
i katërmbëdhjeti, Matitjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
22
i pesëmbëdhjeti, Jeremotit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
23
i gjashtëmbëdhjeti, Hananiahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
24
i shtatëmbëdhjeti, Joshbekashahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
25
i tetëmbëdhjeti, Hananiut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
26
i nëntëmbëdhjeti, Malotiut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
27
i njëzeti, Eliatahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
28
i njëzetenjëti, Hotirit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
29
i njëzetedyti, Gidaltiut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
30
i njëzetetreti, Mahaziotit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;
31
dhe i njëzetekatërti, Romamtiezerit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë.
← Chapter 24
Chapter 26 →