bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
1 Chronicles 24
1 Chronicles 24
albanian-2018
1
Rendi i bijve të Aronit. Bijtë e Aronit ishin Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari.
2
Nadabi e Abihui vdiqën përpara atit të tyre e nuk patën fëmijë, prandaj Eleazari e Itamari u bënë priftërinj.
3
Davidi i ndau, sipas shërbesës së tyre, me Cadokun, njërin prej bijve të Eleazarit, dhe Ahimelekun, njërin prej bijve të Itamarit.
4
Meqë u gjetën më shumë krerë ndër bijtë e Eleazarit sesa ndër bijtë e Itamarit, u ndanë kështu: gjashtëmbëdhjetë kryefamiljarë për bijtë e Eleazarit dhe tetë për bijtë e Itamarit.
5
I ndanë me short të dyja palët, sepse aty kishte prijës të shenjtërores e prijës të Perëndisë, si ndër bijtë e Eleazarit, ashtu edhe ndër bijtë e Itamarit.
6
Shkruesi Shemajah, levit e biri i Netanelit, i renditi në praninë e mbretit, të princave, të priftit Cadok, të Ahimelekut, birit të Abiatarit, të krerëve të fiseve priftërore dhe të levitëve. Një fis u zgjodh për Eleazarin e një për Itamarin.
7
Shorti i parë i ra Jehojaribit, i dyti Jedajahut,
8
i treti Harimit, i katërti Seorimit,
9
i pesti Malkjahut, i gjashti Mijaminit,
10
i shtati Hakocit, i teti Abijahut,
11
i nënti Jeshuait, i dhjeti Shekanjahut,
12
i njëmbëdhjeti Eliashibit, i dymbëdhjeti Jakimit,
13
i trembëdhjeti Hupahut, i katërmbëdhjeti Jeshebeabit,
14
i pesëmbëdhjeti Bilgahut, i gjashtëmbëdhjeti Imerit,
15
i shtatëmbëdhjeti Hezirit, i tetëmbëdhjeti Hapicecit,
16
i nëntëmbëdhjeti Petahiahut, i njëzeti Ezekielit,
17
i njëzetenjëti Jakinit, i njëzetedyti Gamulit,
18
i njëzetetreti Delajahut, i njëzetekatërti Mazjahut.
19
Këto ishin ndarjet sipas detyrave për hyrjen në tempullin e Zotit, sipas urdhëresave që u kishte dhënë paraardhësi i tyre Aroni, siç e kishte urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit.
20
Për sa u përket bijve të tjerë të Levit, për bijtë e Amramit, u zgjodh Shubaeli; për bijtë e Shubaelit, Jehdejahu;
21
për Rehabiahun, i pari i bijve të Rehabiahut, Ishjahu;
22
për Icharitët, Shelomoti; dhe për bijtë e Shelomotit, Jahati.
23
Bijtë e Hebronit ishin Jeriahu, i pari; Amarjahu, i dyti; Jahazieli, i treti; dhe Jekameami, i katërti.
24
Bijtë e Uzielit ishin Mikahu dhe prej bijve të Mikahut, Shamiri.
25
Vëllai i Mikahut ishte Ishjahu dhe prej bijve të Ishjahut, Zakaria.
26
Bijtë e Merarit ishin Mahliu e Mushiu; bijtë e Jazijahut, Benoi;
27
bijtë e Merarit, prej Jazijahut, Benoi, Shohami, Zakuri e Ibriu;
28
për Mahliun, Eleazari, i cili nuk pati bij,
29
dhe Kishi; bijtë e Kishit, Jerahmeli;
30
dhe bijtë e Mushiut, Mahliu, Ederi e Jerimoti. Këta ishin bijtë e levitëve sipas fiseve të tyre.
31
Edhe ata, krerët e fiseve deri te më i vogli, si vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit, hodhën short para mbretit David, para Cadokut, Ahimelekut dhe krerëve të fiseve të priftërinjve e të levitëve.
← Chapter 23
Chapter 25 →