bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
1 Chronicles 15
1 Chronicles 15
albanian-2018
1
Davidi ndërtoi për vete një shtëpi në Qytetin e Davidit, përgatiti vendin për arkën e Perëndisë dhe nguli për të një tendë.
2
Atëherë Davidi tha: «Askush përveç levitëve nuk mund ta mbartë arkën e Perëndisë, sepse Zoti zgjodhi ata për të bartur arkën e Zotit e për t'i shërbyer atij përgjithmonë».
3
Davidi e mblodhi mbarë Izraelin në Jerusalem, për të ngjitur arkën e Zotit në vendin që kishte përgatitur për të.
4
Ai mblodhi bijtë e Aronit dhe levitët.
5
Prej bijve të Kohatit ishin prijësi Uriel me njëqind e njëzet vëllezër;
6
prej bijve të Merarit, prijësi Asajah me dyqind e njëzet vëllezër;
7
prej bijve të Gershomit, prijësi Joel me njëqind e tridhjetë vëllezër;
8
prej bijve të Elicafanit, prijësi Shemajah me dyqind vëllezër;
9
prej bijve të Hebronit, prijësi Eliel me tetëdhjetë vëllezër;
10
dhe prej bijve të Uzielit, prijësi Aminadab me njëqind e dymbëdhjetë vëllezër.
11
Davidi thirri priftërinjtë Cadok e Abiatar, si edhe levitët Uriel, Asajah, Joel, Shemajah, Eliel e Aminadab,
12
të cilëve u tha: «Ju jeni krerët e fiseve levite. Shenjtërohuni ju vetë e vëllezërit tuaj, që të ngrini arkën e Zotit, Perëndisë së Izraelit, në vendin që unë përgatita për të.
13
Meqë në fillim nuk e mbartët ju, Zoti, Perëndia ynë, u zemërua me ne, sepse nuk iu drejtuam sipas rregullores».
14
Atëherë priftërinjtë dhe levitët u shenjtëruan për të ngritur arkën e Zotit, Perëndisë së Izraelit.
15
Bijtë e Levit e bartën me shkopinj mbi supe arkën e Perëndisë, siç i kishte urdhëruar Moisiu, sipas porosisë së Zotit.
16
Davidi i urdhëroi prijësit e levitëve t'i caktonin vëllezërit e vet këngëtarë me vegla muzikore, me lira, harpa e cimbale, që të jehonin tingujt e haresë.
17
Levitët caktuan Hemanin, birin e Joelit dhe, prej vëllezërve të tij, Asafin, birin e Berekjahut dhe, prej bijve të Merarit, vëllezërit e tyre, Etanin e Kushajahun.
18
Me ta ishin edhe kushërinjtë e dytë, Zakaria, biri i Jazielit, Shemiramoti, Jehieli, Uniu, Eliabi, Benajahu, Masejahu, Matitjahu, Elifelehu, Miknejahu dhe derëtarët Obed Edomi e Jejeli.
19
Këngëtarët, Hemani, Asafi dhe Etani duhej t'u binin cimbaleve të bronztë.
20
Zakaria, Azieli, Shemiramoti, Jehieli, Uniu, Eliabi, Masejahu e Benajahu duhej t'u binin lirave në melodinë e virgjëreshave.
21
Matitjahu, Elifelehu, Miknejahu, Obed Edomi, Jejeli e Azazjahu duhej t'u prinin harpave me tetë korda.
22
Kenanjahu, prijësi i levitëve në muzikë, duhej të drejtonte muzikën, sepse e njihte mirë.
23
Berakjahu dhe Elkanahu ishin derëtarët e arkës.
24
Shebanjahu, Joshafati, Netaneli, Amasai, Zakaria, Benajahu dhe Eliezeri, priftërinj, duhej t'u binin borive para arkës së Perëndisë. Obed Edomi e Jehijahu ishin derëtarë të arkës.
25
Davidi, pleqtë e Izraelit e krerët e të njëmijëve shkuan për ta ngritur me gëzim arkën e besëlidhjes së Zotit nga shtëpia e Obed Edomit.
26
Meqë Perëndia i ndihmoi levitët që bartnin arkën e besëlidhjes së Zotit, u flijuan shtatë mëzetër e shtatë desh.
27
Davidi ishte mbështjellë me një gunë liri të hollë, si gjithë levitët që bartnin arkën, si edhe këngëtarët dhe Kenanjahu, i cili u printe këngëtarëve bartës. Davidi kishte edhe një efod të linjtë.
28
Mbarë Izraeli e ngriti arkën e besëlidhjes së Zotit me brohoritje, me tingujt e bririt, të borive e të cimbaleve, duke u rënë lirave e harpave.
29
Kur arka e besëlidhjes së Zotit mbërriti në qytetin e Davidit, Mikala, bija e Saulit, që po përgjonte nga dritarja, pa mbretin David duke kërcyer e duke ngazëlluar dhe e përçmoi në zemrën e vet.
← Chapter 14
Chapter 16 →