bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
Acts 14
Acts 14
albanian-1872
1
Edhe ndë Ikoni, kur hynë bashkë ata ndë synagogët të Iudevet, edhe folnë kështu, kaqi sa besuenë shumë gjindëje prei Iudevet e prei Grekëvet.
2
Por ata Iudeitë qi s’besojinë, shtyjinë mbë të keq shpirtënat’ e kombevet kundrë vëllazënavet.
3
Mëjaft kohë pra ndejnë atie, tue folunë me sy çelë për Zotinë, qi deshmonte mbë fjalën’ e hirit vet, edhe epte me u bamë shenje e mërekullia me anë të duervet atyne.
4
Edhe shumica e qytetit u da dyshë, e disa ishinë me anë të Iudevet, e disa me anë të apostujvet.
5
Edhe kur u turrnë kombet’ e Iudeitë bashkë me të parët’ e vet, me i shamë e me i rrafunë me gurë,
6
e muernë vesht, edhe iknë ndëpër qytetet e Lykaonisë, ndë Lystrë e ndë Derbë e rreth atyne katundevet;
7
edhe atie ishinë tue ungjillëzuem.
8
Edhe ndë Lystrë po rrinte ni nieri qi s’mundei prei kambësh, sepse ishte çal çë prei barkut s’amësë vet, edhe s’kishte ecunë kurrë ndonji herë.
9
Kyi po ndëgjonte Paulinë tue folunë, i cilli shtiu sytë mb’ate, edhe pa se kishte besë për me u shpëtuem,
10
tha me za të math: Ngreu mbë kambë dreitë. Edhe ai hofte përpietë e ecëte.
11
Edhe gjindëja kur panë se qish bani Pauli, ngritnë zanin’ e vet, tue thanë Lykaonisht se: Perëndinat’ u përgjaitnë porsi nierës, e sdrypnë te na.
12
Edhe queitnë Barnabën’ Ejte, edhe Paulinë Merkur; sepse ai ishte qi tërhiqte fjalënë.
13
Atëherë prifti i Ejtesë qi ishte përpara qytetit atyneve, pruni dema e kunora përpara dyervet, e donte me bamë kurban bashkë me gjindëjenë.
14
Edhe kur ndëgjuen’ apostujtë Barnaba edhe Pauli, shqornë petkat’ e veta, edhe karcyenë ndë miedis të gjindëjesë, tue bërtitun’ e tue thanë:
15
Përse bani këto, o burra? Edhe na jemi nierës qi pësojmë porsi ju, tue predikuem juve të këthehi prei këtyne të kotash mbë Perëndin’ e gjallë, qi bani qiellin’, e dhen’, e detin’ e gjithë qish janë nd’ato,
16
i cilli ndë brezat qi shkuenë la gjithë kombetë me ecunë nd’udhët të veta.
17
Ndonëse nuk e la vetëvetëhenë pa bamë deshmi, tue bamë mirë, e tue dhanë prei qiellit shinë e kohëna plot me pemë, qi mbushinë zemëratë t’ona me ushqim e me gëzim.
18
- Edhe tue thanë këto, memëzi ndalnë gjindëjenë për mos me u bam’ atyne kurban.
19
Edhe erthnë disa Iudei prei Andiohisë e prei Ikonisë, edhe si u mbushnë mendienë gjindëjesë, edhe rrafnë me gurë Paulinë, e tërhoqnë jashtë qytetit, sepse kujtuenë se vdiq.
20
Por dishepujtë kur e rrethuenë, u ngrit, e hyni ndë qytet; edhe ndë nesëret duel bashkë me Barnabënë ndë Derbë.
21
Edhe mbassi predikuen’ ungjillinë nd’ate qytet, edhe banë shumë dishepuj, u këthyenë ndë Lystrë e ndë Ikoni e ndë Andiohi,
22
tue forcuem shpirtënat’ e dishepujvet, e tue shtym’ ata me qindruem ndë besët, edhe tue u than’ atyne se me shumë shtrëngime duhetë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë.
23
Edhe si u urdhënuen’ atyne pleq mbë çdo kishë, edhe u falnë me agjinime, i lanë mbi Zotinë qi i kishinë besuem.
24
Edhe si kaluenë Pesidinë, erthnë ndë Pamfyli.
25
Edhe si folnë fjalënë ndë Pergë, sdrypnë ndë Attali;
26
edhe prei andyj lundruenë për Andiohi, atie ku ishinë dhanë ndë hir të Perëndisë për punënë qi mbaruenë.
27
Edhe kur erthnë, mbëlothnë kishënë, edhe u diftuenë’ atyne gjithë sa bani Perëndia me anë t’atyneve, edhe se çeli derën’ e besësë ndër kombet.
28
Edhe ndejnë atie shumë kohë bashkë me dishepujt.
← Chapter 13
Chapter 15 →