bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
Acts 13
Acts 13
albanian-1872
1
Edhe ndë kishë qi ishte ndë Antiohi ishinë disa profetën e mieshtra, Barnaba edhe Simoni qi quhei Niger, edhe Lukiu Kyreniani, edhe Manaeni qi ishte ushqyem bashkë me Herodinë katrurdhënarinë, edhe Sauli.
2
Edhe ata kur ishinë tue i shërbyem Zotit, e tue agjinuem, Shpirti Shenjt tha: Më dani veç Barnabën’ edhe Saulinë për ate punë qi i kam thërritunë.
3
Atëherë si agjinuen’ e u falnë edhe vunë duertë mbi ata, i lishuenë.
4
Këta pra mbassi u dërguenë prei Shpirtit Shenjt, sdrypnë ndë Seleuki, edhe prei andyj lundruenë për Kyprë.
5
Edhe kur erthnë ndë Salaminë, predikojinë fjalën’ e Perëndisë ndëpër syngagogat e Iudevet; edhe kishin’ edhe Gjionninë shërbëtuer.
6
Edhe si kaluen’ ujdhësënë deri ndë Pafë, gjetnë nji farë magjistari profet-rrenës Iude, qi e kishte emninë Bar-Iesu,
7
i cilli ishte bashkë me Serginë Paulinë prokonsullinë, nji burr të mençim; kyi thirri Barnabën’ edhe Saulinë, edhe kërkoi me ndëgjuem fjalën e Perëndisë.
8
Por Elyma magjistari (sepse kështu këthehet’ emëni i ati), u dilte kundrë atyne, e kërkonte me këthyem prokonsullinë prei besësë.
9
Por Sauli (i cilli quhet edhe Paul), si u mbush me Shpirtinë Shenjt, çoi sytë mb’ate, e tha:
10
O ti qi je plot me çdo farë gënjimi e me çdo farë pune të keqe, i bir’ i diallit, anëmiku i çdo farë dreitënie, nukë do të pushojsh tue prishun’ udhët’ e dreita të Zotit?
11
Edhe tashti, qe dora e Zotit tek ashtë mbi tyi, edhe do të mbesish i verbëtë, të mos shofish diellinë deri mbë nji kohë. Edhe përnjiherë ra mbi ate nji miegull’ e nji errësinë; edhe vinte rreth tue kërkuem nierës me e tërhekunë për dore.
12
Atëherë kur pa prokonsulli se qish u ba, besoi, tue u mërekulluem për mësimin’ e Zotit.
13
Pauli pra edhe ata qi ishinë rreth ati mbassi u ngritnë prei Pafësë, erthnë ndë Pergë të Pamfylisë; edhe Gjionni mbassi u da prei atyneve, u këthye ndë Ierusalem.
14
Edhe ata mbassi shkuenë prei Pergësë, erthnë ndë Antiohi të Pisidisë, edhe si hynë ndë synagogët ditën’ e shëtunë, ndejnë aty.
15
Edhe mbassi u këndue ligja edhe profetënitë, të parët’ e synagogësë dërguenë tek ata, tue thanë: O burra vëllazën, ndë paçi ndonji fjalë për me mësuem popullinë, thoni.
16
Edhe Pauli si u ngrit, edhe bani me dorë, tha: O burra Israelitë, edhe sa keni frikë Perëndinë, pa ndëgjoni.
17
Perëndia i këti popullit Israelit sgjodhi atënitë t’anë, edhe ngriti popullinë qi ishte i huej ndë dhe të Egjyptit, edhe me krah të naltë i nxuer prei andyj.
18
Edhe deri mbë nji kohë katër-dhetë viet i ushqeu ndë shkretinët.
19
Edhe mbassi rrenoi shtatë kombe ndë dhe të Hanaanit, u dau me shortë dhen’ e atyneve.
20
Edhe mbasandai katër qind e pesë-dhet’ e se sa viet u dha atyne gjyqtarë deri mbë ditë të Samuel Profetit.
21
Edhe mbasandai lypnë mbëret, edhe Perëndia u dha atyne Saulinë të birin’ e Kisit, burr prei farësë Beniaminit, katër-dhetë viet.
22
Edhe si e ngriti prei vendit, u vuni atyne Davidinë për mbëret; për të cillinë deshmoi, e tha: “Gjeta Davidinë të birin’ e Ieseut, nieri mbas zemrësë s’eme, i cilli ka me bamë gjithë dashunimet’ e mia”.
23
Prei farësë këti, sikurse ishte zotuem Perëndia, ngriti mbi Israelinë shëlbues, Iesunë,
24
për të cillinë Gjionni predikoi përpara mbi gjithë popullin’ e Israelit pagëzim pendese, para se të vijë ai.
25
Edhe Gjionni kur po mbaronte udhën’ e vet, thoshte: “Qish kujtoni se jam unë? Unë nukë jam ai, por qe te vien mbas mejet ai, të cillit unë s’jam i zoti me i sgjidhunë shollën’ e kambëvet”.
26
O burra vëllazën, të bijt’ e farës’ Abrahamit, edhe sa janë ndër ju qi kanë frikë Perëndinë, mbë ju u dërgue fjala e këti shpëtimi.
27
Sepse ata qi rrinë ndë Ierusalem, edhe të parët’ e atyneve, mbassi s’e ngjofnë këte, as fjalët’ e profetënavet qi këndohenë për çdo të shëtunë, i mbushnë ato, kur e gjukuenë për vdekë.
28
Edhe ndonëse s’gjetnë as ndonji faj për vdekë, lypnë prei Pilatit qi të vritetë.
29
Edhe mbassi mbaruenë gjith’ ato qi ishinë shkruem për ate, e sdrypnë prei drusë, edhe e vunë ndë vorr.
30
Por Perëndia e ngjalli prei së vdekunish:
31
i cilli u duk për shumë ditt mb’ata qi hypnë bashkë me ate prei Galilesë ndë Ierusalem, të cillëtë janë deshmitarët’ e ati te populli.
32
Edhe na po u apimë juve zanin’ e mirë, se ate të zotuemenë qi qe bamë mbë atënit,
33
Perëndia e mbushi mbë ne qi jemi bijt’ e atyneve, kur ngjalli Iesunë; sikurse ashtë shkruem edhe ndë psallmë të dytë: “Ti je biri em: sot ti ke lemë prei meje”.
34
Edhe se e ngjalli ate prei së vdekunish, për mos me u këthyem ma ndë të vdierrë, kështu ka thanë: “Se unë kam me u dhanë juve të dreitat’ e Davidit qi u zotova me besë”.
35
Perëndai edhe ndë nji tietër psallmë thotë: “Se s’ke me dhanë të dreitinë tand për me pamë të vdierrë”.
36
Sepse Davidi mbassi pat shërbyem mbas andësë Perëndisë ndë jetë të vet, fjeti, edhe u vu tek atënit e vet, edhe pa të vdierrë,
37
por ai qi e ngjalli Perëndia, nukë pa të vdierrë.
38
Qoft’ e ditunë pra mbë ju, o burra vëllazën, se me anë të këti predikohetë ndëjesë fajesh mbë ju;
39
edhe prei gjith’ atyne punëvet qi s’muftët me dalunë të dreitë me anë të ligjësë Moiseut, me anë të këti kushdo qi beson del i dreitë.
40
Shikoni pra, se mos vijë mbi ju ajo qi ashtë thanë prei profetënavet:
41
“Shikoni ju qi s’e zini për gja, edhe mërekullohi, edhe hupni, sepse unë kam me punuem nji punë ndër ditt tueja, nji punë qi s’keni me e besuem, ndë u diftoftë juve kushi”.
42
Edhe Iudeitë kur po dilinë prei synagoget, luteshinë kombetë t’u fliten’ edhe atyneve këto fjalë të shëtunënë qi vien.
43
Edhe synagoga si u përda, shumë vetë prei Iudevet edhe prei të këthyemivet bestarëvet votnë mbrapa Paulit edhe Barnabësë, të cillëtë, tue u folun’ atyne, u mbushin’ atyne mendienë të mbesinë ndë hir të Perëndisë.
44
Edhe të shëtunënë qi erth u mbëloth afër gjithë qyteti me ndëgjuem fjalën’ e Perëndisë.
45
Por Iudeitë kur panë gjindëjenë, u mbushnë me zmir, edhe flisinë kundrë atyne punëvet qi thoshte Pauli, tue folunë kundrë e tue vlasfimuem.
46
Atëherë Pauli edhe Barnaba folnë me sy çelë, e thanë: Mbë ju ishte nevojë ma përpara me u folunë fjala e Perëndisë, por ju mbassi e hethni poshtë, edhe nukë gjukoni vetëvetëhenë për me u bamë të zotënit’ e jetësë pasosëme, qe te po këthehemi ndër kombet,
47
sepse kështu na ka porositunë Zoti, tue thanë: “Të kam vumë për dritë kombesh, qi të jeshë për shpëtim deri mbë kant të dheut”.
48
Edhe kombetë kur ndëgjuenë, gëzoheshin’ edhe lavdojinë fjalën’ e Zotit; edhe gjithë sa ishin’ urdhënuem për jetën’ e pasosëme, besuenë.
49
Edhe fjala e Zotit përhapei ndëpër gjith’ ate vend.
50
Por Iudeitë shtinë gratë qi kishinë besë e ishinë me shenjë, edhe të parët’ e qytetit, edhe ngritnë ndiekëje kundrë Paulit e Barnabësë, edhe i nxuernë prei synoresh veta.
51
Por ata shkundnë pluhunin’ e kambëvet kundrë atyneve, edhe erthnë ndë Ikoni,
52
Edhe dishepujtë mbusheshinë me gëzim e me Shpirtinë Shenjt.
← Chapter 12
Chapter 14 →