Zephaniah 2:14 — Compare Translations

2 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Në mes të tij do të struken kopetë, tërë kafshët e kombeve; si pelikani ashtu dhe çafka do të kalojnë natën mbi kapitelet e shtyllave të tij; zëri i tyre do të dëgjohet në dritare; shkretimi do të jetë mbi pragje, sepse do të shkatërrojë veshjen me panela kedri.
albanian-2018 Kopetë e çdo lloji, në mes të saj do të shtrihen. Në krythat e saj do të zënë vend huta dhe iriqi. Do të kuisë bufi në dritare, korbi në prag të derës, se u hoq veshja prej cedri.