Romans 5:10 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Sepse, ndë qoftë se kur jeshëm arëmiq paqtuam me Perëndinë me anë të vdekëjesë të Birit ati, shumë më tepër passi paqtuam do të shpëtojmë me anë të jetës’ ati. |
| albanian-1872 | Sepse, ndë qoftë se kur ishim anëmiq, u paqtuem me Perëndinë me anë të vdekësë të Birit ati, shumë ma tepërë mbassi u paqtuem kemi me shpëtuem me anë të jetës’ ati. |
| albanian-2018 | Nëse u pajtuam me Perëndinë përmes vdekjes së Birit të tij kur ende ishim armiq me të, aq më tepër do të shpëtohemi prej jetës së Birit të tij tani që jemi pajtuar me të. |
| albanian-altmk-27 | Sepse nd’është që kur jeshëm armiqt’ e Perndisë, u paqtuam me të me mes të vdekëjësë të birit së tij, fort më shumë ndashti që jemi të paqtuarë me të, do të sosemi me të ngjallëtë të tij. |