Romans 4:17 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | (siç është shkruar: ''Unë të kam caktuar atin e shumë kombeve''), është ati i të gjithë neve para Perëndisë që ai besoi, i cili i jep jetë të vdekurve dhe thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | (Sikundrë është shkruarë: “Se të kam vënë atë mbë shumë kombe.”) përpara Perëndisë, që i besoj ati, që ep jetë të vdekuret, edhe qjuan ato punë që s’janë si ato që janë. |
| albanian-1872 | (sikurse ashtë shkruem: “Se të kam vum’ atë mbë shumë kombe”), përpara Perëndisë qi i besoi, ati qi ep jetë të vdekunavet, edhe quen ato punë qi s’janë, si ato qi janë. |
| albanian-2018 | sikurse është shkruar: të kam bërë atë të shumë kombeve. Ai është ati ynë para Perëndisë të cilit i besoi, Perëndisë që u jep jetë të vdekurve dhe që me anë të fjalës së tij krijoi gjithçka që nuk kishte qenë më parë. |
| albanian-altmk-27 | (Sikundr’ është shkruarë, që u të bëra baba ndë shumë filira) përpara Perndisë që besoi mbë të, që ep jetë ndë të vdekurë, e thërret ato punëra që nukë janë si ato që janë. |