Romans 15:21 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Por, sikurse është shkruar: ''Ata, ndër të cilët nuk u qe shpallur, do të shohin, dhe ata që nuk kishin dëgjuar për të, do të kuptojnë''.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Sikundrë është shkruarë: “Ndër ata që s’është dhënë zë për atë, do të shohënë; edhe ata që s’patnë dëgjuarë, do të kupëtonjënë.”
albanian-1872 por sikurse ashtë shkruem: “Ndër ata qi s’u dha za për ate, ata kanë me pamë; edhe ata qi nukë patnë ndëgjuem, kanë me marrë vesht”.
albanian-2018 sikurse është shkruar: do ta shohin ata të cilëve ai nuk u ishte shpallur dhe ata që nuk kishin dëgjuar, do të kuptojnë.
albanian-altmk-27 Po sikundr’ është shkruarë: Ata që nukë kanë pasurë haber për të, do të shohënë, e ata që s’kanë digjuarë për të, do të kupëtojënë.