Romans 14:4 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Kush je ti që gjykon shërbyesin e tjetrit? A qëndron mbi këmbë ose rrëzohet, është punë e zotit të tij, por ai do të qëndrojë, sepse Perëndia është i zoti ta bëjë atë të qëndrojë në këmbë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Cili je ti që gjykon shërbëtorin’ e huaj? Mbë të zotin’ ay qëndron a bie; po do të qëndronjë, sepse Perëndia munt ta qëndronjë atë.
albanian-1872 Cilli je ti qi gjukon shërbëtorin’ e huej? Mbë të zotin’ e vet ai qindron a bije, por ka me qindruem, sepse Perëndia mundetë me e qindruem dreitë.
albanian-2018 Kush je ti që të gjykosh shërbëtorin e tjetrit? Vetëm i zoti mund të gjykojë nëse shërbëtori i tij qëndron i fortë në detyrë ose jo. Por ai do të qëndrojë i fortë, sepse Zoti ka pushtetin ta bëjë këtë.
albanian-altmk-27 Cili je ti që gjukon shërbëtuarin’ e jetërit? Ai rri dreq, a bie për Zotn’ e tij. Ma ai do të qëndrojë mbë këmbë, sepse mund Perndia ta bëjë atë të qëndrojë.