Romans 13:11 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe këtë më fort, tuke diturë kohënë, se ndashti është ora për të squarë nga gjumi; sepse ndashti është afërë shpëtimi ynë, se atëhere kur besuamë. |
| albanian-1872 | Edhe këte ma fort, tue ditunë kohënë se tashti asht’ ora për me u çuem prei gjumit, sepse tashti ashtë ma ngjat shpëtimi ynë, se atëherë kur besuem. |
| albanian-2018 | Bëjeni këtë, sepse ju e dini se në ç'kohëra jetojmë. Tashmë ka ardhur ora për t'u zgjuar nga gjumi. Shpëtimi ynë është më afër tani sesa kur besuam. |
| albanian-altmk-27 | E këtë (bënieni) sepse e shihni kohënë, që erdhi sahati ndashti të ngrihemi nevet nga gjumi, sepse ndashti është më afër shpëtimi inë, se atëherë kur besuam. |