Revelation 13:8 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Edhe do t’i falen’ asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhet, të cilëvet nukë janë shkruar’ emëratë ndë vivli të jetësë të Qëngjit therurë që kur se është ngrehurë bota. –
albanian-1872 Edhe kanë me e adhuruem gjith’ ata qi rrinë mbë dhet, të cillëvet nukë janë shkruem emënatë ndë libër të jetësë Qengjit therunë çë kurë se ashtë ngrefunë bota.
albanian-2018 Bishën do ta adhurojnë të gjithë banorët e tokës, të cilët që nga krijimi i botës nuk e kanë emrin të shkruar në librin e jetës që i përket Qengjit të therur.
albanian-altmk-27 E do t’i falenë asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhe, ëmëret’ e ature nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë të qengjit që është therturë që nga nisëja e jetësë.