Nehemiah 9:27 — Compare Translations
2 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Prandaj ti i dhe në duart e armiqve të tyre, që i shtypën; por në kohën e fatkeqësisë së tyre ata klithën te ti, dhe ti i dëgjove nga qielli, dhe ti, me dhembshurinë tënde të madhe, u dhe atyre disa çlirimtarë që i shpëtuan nga duart e armiqve të tyre. |
| albanian-2018 | Atëherë ti i le në dorë të armiqve të tyre e ata i nëpërkëmbën, por, kur u gjetën ngushtë, të thirrën ty e ti, prej qiellit, i dëgjove dhe sipas mëshirës sate të madhe, u dhe shpëtimtarë që i shpëtuan nga dora e armiqve të tyre. |