Matthew 8:17 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: ''Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona''.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti Isai, që thotë: “Ay mori sëmundatë tona, edhe mbajti lëngatatë”.
albanian-1872 qi të mbushetë qish ashtë thanë, prei profetit Isaisë, qi thoshte: “Ai muer sëmundëjetë t’ona, edhe barti lingatatë”.
albanian-2018 që kështu të përmbushej fjala e profetit Isai: mori mbi vete dobësitë tona dhe mbarti sëmundjet tona.
albanian-altmk-27 Që të dalë e vërtetë ajo që u tha nga profiti Isaia, që thotë kështu: Ai na ngrijti sëmundëtë tona, e të ligatë na i hoqi.