Matthew 8:11 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Unë po ju them se shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve,
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Edhe po u them juve, se shumë vetë do të vinjënë nga të lindurit’e nga të perënduarit’ e diellit, edhe do të rrinë në mësallë bashkë me Avraaminë, e me Isaakun’ e me Jakovinë ndë mbëretërit të qiejevet,
albanian-1872 Edhe po u thom juve, se shumë vetë kanë me ardhunë prei së lemesh, e prei së perënduemesh diellit, edhe kanë me ndenjunë ndë mësallë bashkë me Abrahamin’ e me Isaakun’ e me Iakobinë ndë mbëretënit të qillvet.
albanian-2018 Prandaj po ju them se shumë do të vijnë nga lindja e nga perëndimi e do të ulen në tryezë me Abrahamin, Isakun e Jakobin në mbretërinë e qiejve,
albanian-altmk-27 Pra andaj u thom juvet, se do të vijënë shumë nga del, edhe nga perëndon dielli, e do të rrinë bashkë me Avraamnë, edhe me Isaaknë, edhe me Iakovnë ndë mbretëri të Qiellvet.