Matthew 6:16 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t'u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe kur t’ agjëroni, mos bëhi të vrërëtë, posi ipokritëritë; sepse ata prishnjënë faqet’ e tyre, që të dukenë ndër njerëzit se agjëronjënë. Me të vërtetë po u them juve, se ata e kanë marrë pagën’e tyre. |
| albanian-1872 | Edhe kur të agjinoni, mos bahi të vranëtë porsi hipokritëtë, sepse ata prishinë faqet’ e veta, qi të dukenë te nierëzitë se agjinojnë. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet. |
| albanian-2018 | «Kur të agjëroni, mos merrni hije të rëndë, siç bëjnë hipokritët. Ata e shtrembërojnë fytyrën për t'u treguar njerëzve se po agjërojnë. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre. |
| albanian-altmk-27 | E kur agjëroni, mos vari buzënë tuaj, sikundrë bëjënë Ipokritetë, se ata ligëjënë faqet’ e ture, që të dukenë ndë njerëz se agjërojënë. Me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture. |