Matthew 5:46 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Sepse ndë daçi ata që u duanë juve, çfarë page keni? Nukë bënjënë këtë edhe kumerqarëtë?
albanian-1872 Sepse ndë daçi ata qi u duenë juve, çfarë page keni? Nukë bajnë këte edhe publikanëtë?
albanian-2018 Sepse, nëse doni vetëm ata që ju duan, ç'shpërblim do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?
albanian-altmk-27 Sepse nd’është që të doni ata që u duanë juvet, s’keni ndonjë pagë. Mos nuk’ e bëjënë atë edhe Tellonëritë?