Matthew 28:11 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Ndërsa ato po shkonin, ja që disa nga rojtarët arritën në qytet dhe u raportuan krerëve të priftërinjve të gjitha ato që kishin ndodhur. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe ato tuke vajturë, ja ca nga ruajtësitë tek erthnë ndë qytet, e u dhanë zë krye-priftëret për gjithë sa u bënë. |
| albanian-1872 | Edhe ato tue shkuem, qe disa prei rueitësavet tek erthnë ndë qytet, e u dhanë za Krye-priftënavet për gjithë se qish u banë. |
| albanian-2018 | Ndërsa gratë ishin rrugës, disa roja shkuan në qytet e u treguan kryepriftërinjve gjithçka që kishte ndodhur. |
| albanian-altmk-27 | E kur veijn’ ato, na ca nga trimatë që ruaijnë, si erdhë ndë qutet, dëftuanë ndë të parët’ e priftëret gjith’ ato që u bënë. |