Matthew 21:23 — Compare Translations

5 translations compared side by side

TranslationText
Albanian (Bibla Shqip 1994) Kur hyri në tempull, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit iu afruan, ndërsa i mësonte, dhe i thanë: ''Me ç'pushtet i bën ti këto gjëra? Dhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?''.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) Edhe kur erdhi ndë hieroret, i erthnë përan’ ati, atie ku mësonte, kryepriftërit’ edhe pleqt’ e llauzit, e thoshinë: “Me çfarë pushteti bën këto? Edhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?”
albanian-1872 Edhe kur erdhi ndër tempull, Krye-priftënit’ edhe pleqt’ e popullit i erthnë përanë atie ku mësonte, e thanë: Me çfar’ urdhëni ban këto? Edhe cilli ta ka dhanë këte urdhënë?
albanian-2018 Jezui kishte hyrë në tempull e po mësonte njerëzit kur kryepriftërinjtë e pleqtë shkuan tek ai dhe e pyetën: «Me ç'pushtet i bën këto gjëra? Kush ta ka dhënë këtë pushtet?».
albanian-altmk-27 E si erdhi ai ndë qishë, u qasnë nde ai tek dhidhaks të parët’ e priftëret edhe pleqësi e llaoit, e i thoshnë: Me ç’urdhër bën këto, edhe kush ta dha ti këtë urdhër?