Matthew 2:13 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: ''Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë''. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe passi iknë ata, ja një ëngjëll’ i Zotit tek i duketë nd’ ëndërrë Josifit, tuke thënë: Ngreu e merr me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe ik ndë Misirë; edhe rri atie gjer kur të të them tyj; sepse Irodhi do të kërkonjë dialënë që ta prishnjë. |
| albanian-1872 | Edhe ata mbassi iknë, qe engjull’ i Zotit tek i duketë nd’andërrë Iosefit, e i thotë: Çohu, e merr me vetëhe dialin’ edhe t’amën’ e ati, edhe ikë ndë Misir, edhe ndalu atie, deri kur të thom, sepse Herodi ka me kërkuem dialinë për me e prishunë. |
| albanian-2018 | Si u nisën dijetarët, engjëlli i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit e i tha: «Ngrihu, merre fëmijën e të ëmën, ik në Egjipt e rri atje derisa të të them unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë». |
| albanian-altmk-27 | E pasi iknë ata, ja, Ëngjëll’ i Zotit ju duk ndë ëndërë të Iosifit, e i tha: Ngreu e merr djalënë edhe mëmën’ e tij, e ikë ndë Egjipto, e rri atje, ngjera sa të të thom unë, sepse Irodhi do të kërkojë djalënë ta vrasjë. |