Matthew 16:21 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Që nga ai çast Jezusi filloi t'u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Që atëhere Jisuj zuri t’u dëftenjë nxënësëvet ti, se duhetë të vejë ndë Jerusalim, edhe të pësonjë shumë nga pleqt’ e nga kryepriftërit’ e nga shkronjësitë, edhe të vritetë, edhe të tretënë ditë të ngjalletë. |
| albanian-1872 | Çë mb’atë herë Iesui filloi me u diftuem dishepujvet vet, se duhetë me votunë ndë Ierusalemë, edhe me hekunë shumë prei pleqsh, e prei Krye-priftënish, e prei Shkruisish, edhe me u vramë, edhe të tretënë ditë me u ngjallë. |
| albanian-2018 | Që nga ajo kohë, Jezui filloi t'u tregonte dishepujve se duhej të shkonte në Jerusalem e të vuante shumë për shkak të pleqve, kryepriftërinjve e shkruesve. Pastaj do ta vrisnin, por ditën e tretë do të ngjallej. |
| albanian-altmk-27 | Që atëherë zuri Iisui të ju tregon mathitivet së tij, se duhetë të vejë ai ndë Ierusalim, e të pësojë shumë nga pleqësia, e nga të parët’ e Priftëret, e të Grammatepsuritë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë. |